SHPËRNDAJE

AppleWatch-01
Apple zyrtarisht ka prezantuar orën e saj të mençur – Apple Watch.
Kompania nga Cuppertino ka prezantuar detajet e orës së saj të mençur, i cili për herë të parë është prezantuar në shtator të vitit të kaluar.

Prezantimi i orës është rifreskuar me prezantimin e programeve duke përfshirë workout, digital touch, leximin e mailave dhe të ngjajshme. Ekziston edhe mundësia e Apple pay shërbimit, kontrollimi i muzikës, interaksion me Siri dhe tregimin e lajmërimeve.

AppleWatch-04

Apple Watch vjen me bateri e cila zgjat 18 orë me përdorim tipik ndërsa jetëgjatësia mvaret nga lloji i programeve që përdoren.

Ora e Apple do të shkojë në shitje më 24 prill, me një çmim fillestar prej $350 dhe duke shkuar deri në $10,000 për modelet më të mira.

AppleWatch-02

Ora Sport, modeli me çmimin më të lirë që është prej alumini do të kushtojë $350, kurse modeli 42mm do të kushtojë $400.
Ora prej çeliku do të fillojë me një çmim prej $550 për modelin 38mm dhe $600 për modelin 42mm, me çmimet duke shkuar deri në $1,000.

Ndërsa, ora me 18-karat ari do të ketë një çmim prej $10,000. Shitjet e Apple do të fillojnë në gjithë botën.

AppleWatch-03

VIDEO: