SHPËRNDAJE

Pas një kohe të gjatë pritje, është prezantuar në Dubai Motor Show, hipermakina që lëvizë me 5,000 kuajfuqi.

Megjithëse kishte shumë dyshime se mund t’ia dalë, zyrtarët e kompania prodhuese, thonë se Devel Sixteen arrinë deri në 500 kilometra në orë.

Mirëpo, njohësit e makinave që e kanë parë nga afër këtë veturë 12.3-litra V16, thonë se ka ndërtim të fortë dhe strukturë që e përballon shpejtësinë.

Bazuar në pamjet nga afër, thuhet se është e gatshme të hyjë në prodhim dhe së shpejti të nxitojë nëpër rrugë.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon në detaje makinën e kompanisë Devel, teksa pas minutës së pestë mund të shihet vetëm një pjesë e enterierit.