SHPËRNDAJE

Në anën e ekstremistëve mysliman në Siri luftojnë edhe dy shtetase nga Serbia-transmeton “Informer”.

Nevena Pavloviq është e bija e ish taksistit nga Zemuni, Goran Pavloviqit  (tani quhet  Abdulah), i cili në vitin 2002 ka kaluar në islam dhe më pas i është bashkangjitur lëvizjes vehabiste.

Në ndërkohë tërë familja e tij ka kaluar në islam. Vajzën e tij Nevenën e ka martuar për një boshnjak – Samid Cicvara- që në moshën minorene, ndërsa tani ajo është nënë e dy fëmijve.  “Edhepse Samidit dhe Nevenës u ka lindur vajza e dytë para gjashtë muajve, ajo nuk i ka penguar që të shkojnë për të luftuar në Siri. Supozohet se atje i ka pritur babai i Nevenës, i cili atje ka shkuar më përpara me grupin e vehabistëve për të luftuar kundër regjimit të Bashar el Asadit”-zbulon këtë të dhënë burimi i “Informer”.

Goran Pavloviq, ka kaluar në islam me ndikimin e një mikut të tij musliman. Është falur  në xhaminë e Beogradit dhe ka lexuar e mësuar Kur’anin, ka qënë në haxh në Mekë etj.

Një kohë ka jetuar në një kamp grumbullimi të vehabistëve boshnjak në Maoçën e Epërme dhe me vehte ka marrë edhe bashkëshorten dhe vajzën e tij minorene, të cilën pas pak kohe e marton për Samid Cicvarën. Pas rracionit të policisë kundër vehabistëve, Pavlloviqi me familjen është strehuar në Shumadi, në fshatin Bosut afër Arangjellovcit, ku jeton babai i tij Tomisllav Pavlloviq.

Vitin e kaluar, Gorani dhe dhëndëri i tij kanë qenë të arrestuar për shkak të armëmbajtjes pa leje, por shumë shpejtë janë liruar që të mbrohen në liri. Pas arrestimit, kushërinjtë e Pavlloviqit në Bosut, kanë treguar se dy tre vitet e fundit kanë vërejtur se me familjen e Goranit po ndodhë diçka e pazakontë.

Radisha dhe Branka Pavloviq kanë thënë se kushërinjtë e tyre tërësisht janë larguar dhe janë bërë sit ë huaj dhe kanë pasë frikë se mos vallë ata shesin drogë, por assesi nuk kanë mundur të besojnë se ata kanë kaluar në vehabistë.  “Kanë mundur të gjithë neve të na vritnin ndërsa ne nuk do të dinim se pse”, thotë pjesëtari i familjes Pavlloviq, por kohë pas kohe dhe herë pas here, Goranin dhe dhëndërrin e tij i kanë parë nëpër fshat.

“Gjithnjë kanë qënë me mjekrra të gjata dhe me veshje të çuditshme dhe të pazakontë, porn e nuk kemi pasë guxim ti pyesim për diçka, por as ata neve nuk na kanë pyetur për asgjë. E dijë që Tomisllavi me familjen dikur ka jetuar në lagjen “Cerak” në Beograd. E kemi parë Goranin duke lexuar Kur’anin derisa kulloste dhitë”-ka thënë një kushëri i Pavlloviqëve.

Për Anita Shaqirin nga Smedereva informacionet janë më të pakta dhe më pak dihet për të, por megjithatë dihet se ajo në Siri ka shkuar me muxhahedinin boshnjak Emin Hoxhiqin, me të cilin gjatë armëpushimeve ndermjet betejave është kurorëzuar sipas të drejtës dhe traditës së Sherijatit.