SHPËRNDAJE

 

Nëse, për shkak të frikës nga virusi korona, prindërit në fillim të vitit shkollor nuk duan ti dërgojnë fëmijët në shkollë këtë nuk janë të detyruar ta arsyetojnë, këtë e ka deklaruar ministri i Arsimit i Serbisë Mlladen Sharçeviç
Ai ka thënë se, shkollat do të marin udhëzimet e qarta dhe modelet e vijimit të mësimit për vitin vijues shkollorë.
Sipas tij dy muaj është punuar në përgatitjen e procesit edukativo arsimor për vitin e ardhshëm shkollor.
Për procesin në shkollë fokusi do të jetë në nxënësit e ciklit të ulët dhe ata mësimin do ta ndjekin në orët e paradites.
Gjatë orëve do të duhet të respektohen masat e distancës dhe për çdo nxënës do të duhet të sigurohet hapsir prej 4m katrorë.
Kjo nënkupton se shumica e klasëve do të duhet të ndahen dhe se paralelet nuk do të kenë më shumë se 15 nxënës.
Për 542 shkolla nga 1.192 sa janë në Sërbi nuk do të ketë nevojë që paralelet ti ndajnë, sepse nuk kanë më shumë se 15 nxënës.
Këto ka thënë Sharçeviç janë shkollat në fshatra dhe shkollat e pakicave./presheva.com/