SHPËRNDAJE

Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në pikë kalimet kufitare të Kosovës.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitari, për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdare, qytetarët duhet të presin deri në 5 orë. E kolona thuhet të jetë deri në 1.3 kilometër në dalje.

Pritje të gjata në dalje ka edhe në pikë kalimet kufitare ne Mutivodë dhe te Dheu i Bardhë.

Në Mutivodë pritet deri në gjysmë orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 400 metra.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në gjysmë ore në dalje, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 100 metra.

Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.