SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi konsideron se privatizimi i Banjës së Bujanocit është zgjidhja më e mirë, siç thotë ai, subjektin më të rëndësishëm në këtë komunë.

“Situata aktuale në Banjën e Bujanocit nuk i plotëson as kriteret themelore të bizenesit” ka thënë Kamberi.

“Pres që pas privatizimit, Banja e Bujanocit të bëhet forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik, jo vetëm turizmit, po edhe bujqëssë dhe degët tjera të ekonomisë. Prandaj është shumë e rëndësishme që ky proces tashmë të filloj” ka thënë kryetari i Bujanocit.

Ai thotë se ka informacione se së shpejti do të filloj procesi i privatizimit të tri banjave të Serbi, ku ndër to është edhe ajo e Bujanocit./presheva.com/