SHPËRNDAJE

Goja

Gjumi me gojë hap është një fenomen jo shumë i shëndeshëm për organizmin. Personat që flenë me gojë hapur është e rëndësishme që të mendojnë për problemet që ky pozicion shkakton për dhëmbët.

Sipas një studimi, fjetja me gojë hapur ndikon në mirëqenien e dhëmbëve tuaj dhe është e ngjashme me konsumimin e një pije të gazuar para gjumit.

Kur merrni frymë përmes gojës, kjo e fundit thahet dhe mungesa e pështymës që përbën edhe mbrojtjen tuaj natyrore kundër baktereve, dobësohet.