SHPËRNDAJE

Njoftohen të gjithë qytetarët se sot po zhvillohen punët intenzive për kyçjen e kabllos së tensionit të lartë. Disa pjesë të qytetit nuk do të kenë rrymë .Me kërkesë të Komunës së Preshevës që nga viti 2016 pëfaqësuesve të EPS-it për të siguruar furnizim të rregullt dhe kualitativ me energji elektrike, muaj më parë janë zhvilluar punimet në vendosjen e kabllos nëntokësore të tensionit të lartë, nga Trafostacioni kryesor në drejtim të lagjeve problematike të qytetit.

Problemi rrymës elektrike këto ditë po merrë fund. Shumë pjesë të qytetit kanë pasur problem me rrymë sidomos pas reshjeve atmosferike dhe vendosja e kabllos me tension të lartë zgjidh këtë problem njëherë e përgjithmonë dhe nuk do të ketë defekte apo ndërprerje të rrymës elektrike./presheva.com/