SHPËRNDAJE

Ushqime

Ekzistojnë ushqime të ndryshme që kanë një ndikim pozitiv në mbrojtjen nga plakja e lëkurës. Më poshtë do të lexoni një liste me produktet që ju ndihmojnë për të qëndruar larg plakjes. Disa nga këto produkte janë;

Frutat e malit
Antioksidantët dhe fitonutrientët e tyre luftojnë kundër plakjes së lëkurës. Frutat e malit janë të pasura me fibra, çka ngadalëson absorbimin e sheqerit në qarkullim të gjakut.

Kanella
Antioksidantët në kanellë ndihmojnë trupin për të balancuar nivelin e sheqerit në gjak, të cilat pastaj qetësojnë dëshirën për karbohidrate. Mund të konsumoni me qull tërshëre ose mollë të prerë. Shkopinjtë nga kanella mund t’i shtoni në çaj për shije më të mirë.

Avokado
Ky ushqim nuk përmban kolesterol, është pa natrium dhe është i pasur me acidet yndyrore omega-3. Avokado është i shkëlqyeshëm për heqjen e kilogramëve të tepërt, sepse nxit djegien e kripërave. Po ashtu përmban vitaminë E, çka ngadalëson shfaqjen e shenjave të plakjes. Përdoreni në vend të djathit dhe shtojeni në sallata.

Hudhra
Enzimat në hudhër ndihmojnë të reduktohet niveli i yndyrave të këqija, duke shkaktuar detoksikim natyror. Përzierja e squfurit dhe alicinës i jep hudhrës aromën specifike, por pikërisht këtu qëndron dobia e kësaj perime. Provoni të përdorni hudhër të freskët për salca dhe sallata.