SHPËRNDAJE

 

Më në fund: e zuri gjumi.Gjumë i thënçin, se ishte gjumë gjarpëri. As i thekur, as i pjekur.As i ngrirë, as i shkrirë.Si nuk provoi të pushonte pak, të kridhej në gjirin e vakët të gjumit, të shtendosej nga shqetësimet e ditës së djeshme dhe, para se të vinin gratë, ta rimerrte veten, porkjo ishte e pamundur.Drita që depërtonte nëpër perdet e holla të dritareve, uturima e makinave që kalonin nëpër rrugë, krizmat e karrocave, si dhe mendimet që i përvidheshin në tru, herë si gjarpërinj, herë si bisha me gurmaze të hapur, s’ e lanë asnjë çast të qetë.
Dikur, deri sa ai përpiqej të shpëtonte nga ajogjendje që ishte më shumë zhgjëndërr se ëndërr, nga ana tjetër e murit erdhi krizma e një tenxhere, shushurima e mbytyr e ujit dhe zëri i fuqishëm i Agapit, që e njoftonte Ksenin se kafja ishte gati.
“ Mos prito ta zgjosh edhe Fatin. Ngutu pak, se Pipi na pret te “Kali i Trojës”, shtoi ajo.
Çë djallido bëjmë të ”kali i Trojës, mendoi. Ai brofi nga krevati, veshi pantallonat e zeza dhe, pasi e nxori krahërin nga çanta, filloi të krihej para një pasqyre që ishte blerë në kohën e Lartmadhërisë, Ahmet Zogut.
Kseni e hapi derën dhe për pak s’ u shemb në tokë. Ajo e dinte gjithnjë në gjumë,ndësa ai po krihej para pasqyrës.
” Si s’ të vjen keq,” e qortoi ajo.“ Unë të lash të flesh, po s’ paske fjetur fare.” Ajo e dinte që Profesori ishte natyrë e paqetë dhe gjumin e kishte të keq nëpër shtëpitë e botës.
” Kush tha që s’ kam fjetur,” gënjeu ai.“ Unë kam fjetur mirë. Po ju si u gdhitë?”
” Sistërqokat,”tha Agapi. Ajo po ziente tarhana, ndërsa Eglantina i lante enët. ” Keniparë stërqokat si krrokasin? Ashtu bëmë dhe ne. Qamë e qamë sibudallaçka, thua se do ta ngjallnim atë të ndjerin, dhe ikëm. Ah, sa e kam dashur atë djalë!..As Eglantinën s’ e kam dashur aq shumë. Unë e lazdroja se s’ kam djalë, ndërsa ai më ledhatonte si nënë. Rudi, motra ime, ka shumë mëkate për të larë… Po ju patët të ftohtë?”
” Pata pak,” e pranoi ky. ” Shtëpitë i keni të ftohta.”
Agapi ia vuri filxhanin përpara. Vetë po pinte çaj.
” Këto janë shtëpitë e Enver Hoxhës, zoti Profesor. Si lumë ne për reumatizmat që kemi marrë,” tha ajo dhe e pa me sytë e saj ngjyrë qelibari. Ajo donte të shtonte diçka, po s’ ishte e sigurtë nëse koha ishte e përshtatshme. Më në fund, vendosi.”Sidoqoftë, në qoftë kismet, unë do të shpërngulem nga kjo lagje, edhe ate, para vitit së të vijnë Krishtlindjet.”
” Hajde, për hair. Po ku ke gjetur shtëpi?” e pyeti.
” TeAragosta,” tha ajo. ” Atje e kam prenotuar një apartament të madh dhe do më kesh në katin e dhjetë.”
Sa mirë! Agapi, për të qenë grua e vejë, me një vajzë të vetme në botë, fitonte mirë dhe s’ vuante për bukën e gojës.
” Paske punuar me mend,” e uroi ky.” E gëzofsh banesën me nipa e me mbesa! Po sae more, nëse s’ mundem të pyes?”
“ Dyzetepesëmijë,” tha ajo.“ Pak si shumë, po shtëpia blihet një herë, thonte Babi. Unë po kam shpresa të marr nja shtatëmbëdhjetëmijë prej kësaj këtu, nja dymbëdhjetëmijë m’ i ka lënë burri,ndërsa tjerat do t’ i huazoj nga Stathi, djali i Rudinës…Juve ju duket e pabesueshme, po këtu s’ egziston ajo fjalë.Njëra dorë e lanë tjetrën… Stathi po blenë toka, por ato duhet të regjistrohen diku. Kush e bën atë punë, thoni ju?”
” Avokatët e zotrote, kush tjetër?!” e plotësoiProfesori.
” Hallall buka, se iaqëlluat,” e tumiri Gapi. ” Tani çdo gjë është e mundur në Shqipëri.”
” Shyqyr që erdhi kjo ditë,” ironizoi Profesori dhe e ndezi një cigare.” Po te Kali i Trojës ça do bëjmë? Ç’ është ai?..Hotel?”
” Jo, restorant,” tha Agapi dhe filloi të vishej.” Tani ça s’ po ndërtojnë shqiptarët!..Hotele, restorante, motele për kurva, vikendica… Sidoqoftë, “Kali” gjendet në Plazh dhe, sipas vëllaut tim, ju s’ ishit takuar mbrëmë, kur dolët me Eglën…”
” Jo, ç’ është e drejta.N’ atë orë s’ pamë njeri përjashta.”
” S’ ka gjë,” tha Agapi.“ Ka mundësi që ai ka qenë lartë, në shtëpinë e tij ose me Thanasin. Sidoqoftë, meqë ka ardhur edhe Lopi me Xhulin, Pipi kishte dëshirë ta pinim një kafe, edhe ate, para se të shkojmë në varrezat e qytetit.”
“ Tani, me fjalë tjera?”
” Tani ose pak më vonë.Le të vishen Kseni e Eglantina, pastaj ia bëjmë një zile,” ishte mendimi i saj.
Ai ishte i dërrmuar nga lodhja dhe s’ e kishte të qartë pse duhej të pinte kafe me Pipin, kur kishin ardhur për ta nderuar një tjetër njeri. Hiç më shumë se vitin e kaluar, Pipi kish qenë në Zvicër dhe, deri sa ai ishte në punë,Pipi për pak s’ ia kishte veshur Ksenit një shuplakë. A s’ ishte ajo një sjellje harbuti? Ai mundej ta qëllonte Ollgën, gruan e tij, por jo Ksenin.
” Atëherë po vishem,” tha Profesori.
” T’ ishit veshur.”
Përjashta bënte ftohtë por dita, një ditë e virgjër dimërore, ishte pacipësisht e qeshur. Frynte një erë e ftohtë dhe qielli ishte i lartë dhe i vërshuar merreze dielli. Asgjë e jashtëzakonshme s’ binte në sy: dyqanet ishin të hapur, kafenetë ishin plot me njerëz, kurse oborret e shkollave, të mbushur me djem e vajza të bukura, zienin nga klithmat. Me sa duket, qyteti ishte tepër i ngarkuar me halletjera për t’ u marrë me vdekjen e papandehur të një ylli që, për këto apo ato arsye, e kishte humbur jetën në mërgim. Rruga që kalonte nëpër Plazh, nga ana tjetër, ishte më e qetë, më e ftohtë, më e përmbajtur.
” Ja dhe daja Pipi,” tha Eglantina duke e dëftuar me dorë një godine njëkatëshe, kufiguronte një kalë i sajuar me dërrasa.
” Neve do na lesh aty, ndërsa makinën lerete ‘Tetë Palmet’, urdhëroi Agapi.
“ Psebash te ’Tetë Palmet’ kundërshtoi tjetra.
” Ses’ dua të jemi në fundtë kortezhit,” ia preu e jëma.
Pipi po priste para një lokali që s’ kishte aspak të bëjë meluftërat e Trojës. Ai ishte ezmer, qafëgjatë dhe tepër i zi për të qenë shqiptar. Ashtu si dhe Profesori, ai kishte veshur një këmishë të bardhë, kostum të errët dhe pallto te gjatë, ngjyrë fazani. Flokët e dendur, lëkura e zezë si dhe këpucat me maje e dëftonin si evgjit jugosllavqë kish ardhur mysafir te kushërinjtë e tij.
” Ç’ kemi, o Pipi, si ke qenë?” e përshëndeti Profesori.” Si është Ollga, si janë fëmijët?”
” Të gjithë jemi mirë. Me përjashtim të kësaj fatkeqësie, kuptohet,” tha ai, duke aluduar në vdekjen e nipit.
” Zoti ju pjektë në xhenet,” e ngushlloi ky. Profesori e dinte që Pipi s’ i donte as çamët, as kosovarët.
“ Falemnderit,” tha ai tjetri. Ai, që nga koha kur shkonte në Shkollën e Partisë, kishte mësuar se komunisti i vërtetë duhet të jetë i përmbajtur; ndryshe, turma të shkel si kashtën.” Hajdenibrënda”, shtoi kunati. ”Ta pimë një kafé sëbashku, se pastaj s’kemi mundësi.Tragjedi e madhe kjo… Tragjedi, që s’ përshkruhet me fjalë…”
” Më sa ora do zhvillohet ceremonia?” pyeti Profesori.
Ai tjetri e pa me sy të habitur.
” Pse? S’ ju dëftoi Gapi?”
” Jo orën e saktë,” i tha ky.
” Interesant,” konstatoi Pipi. ”Varrosja e nipit tim të ndjerë do bëhet më ora dhjetë.”
Agapi, të cilën Pipi me motra e quanin Gapi, kishte hyrë brenda dhe ecte drejt qoshes së lokalit. Kseni dhe Eglantina do vinin më vonë, pasi ta lenin makinën te ”Tetë Palmet”.
Lokali – në krahasim me kalin e sajuar përjashta – ishte i madh, i ndritshëm dhe jashtzakonisht i zbrazët. Profesori eci prapa dhe sapo shkeli në sallë pa se ata tjerët, të veshur në rroba serioze, e kishin zënë qoshen më të largët. Në cepin më të thellë ishte ulur Lopime të shoqin dhe, pranë tyre, Xhuli me atë grekun e saj vigan. Agapi e kish zënë një karrige përballë dhe qante. Asnjëri s’ ishte ulur në krye të vendit dhe sikur e dinin që ajo karrigë i takonte Pipit. Të gjithë, me përjashtim të Verlenit, djalit të Lopit, dukeshin të vrarë, të lodhur e të pikëlluar.
Profesor Rifati ua dha dorën me radhë. Pastaj, pasi tha diçka nëpër dhëmbë, zuri vend pranë Agapit dhe e ndezi një cigare. Nga të gjithë ata që ishin n’ atë qoshe ai e pëlqente Lopin, kunatën e tij më të madhe. Ajo ishte shumë e urtë dhe – gjykuar nga një foto që Kseni e mbante në sallon – i përngjante shumë zoti Adhamit, babait të saj. Të gjithë Kalavacet tjerë ishin bjondë ose të zinj dhe asnjëri s’ i ngjante atij fshatari të rënë shpatijet e Dukatit.
Ashtu ikën nja dhjetë minuta, deri sa Kseni dhe Gapi ndërruan ca fjalë me Xhulin, që atë natë kishte fjetur në Tiranë. Të tjerët pinin duhan dhe kuvendonin për lloj lloj gjërash por jo dhe për vdekjen e të ndjerit. Me sa duket, ata s’ e kishin zakon ta përmendnin emrin e tij n’ ato raste.
Profesori e piu kafen dhe po matej të dilte.Ai s’ kishte kurrfarë kujtimesh për të ndjerin dhe vetëm një herë e kishte takuar në Plazh. Mepërjashtim të Ksenit, ate s’ e lidhte asgjë me ato gra dhe me ata burra që iu kishin ulur përballë dhe e shikonin si mumje. Kostaqi, burri i Xhulietës, ishte grek. Shkëlqimi, burri iLopit, ishte shqiptar, po – për hir të letrave – bashk medjemt ishte deklaruar ”epirotas i veriut”. Si Kostën, ashtu dhe Shkëlqimin, ai i konsideronte për presh në bahçe. Për të qenë e keqja më e madhe, as ata tjerëts’ ishin më të hajrit. Ata sikur s’ ikishte pjellë e njejta mëmë.Kaliopi, ajo më e madhja, ishte e butë dhe e këndshme si ushujzat. Lopi e donte shumë zotin Qyl.Filipi dhe Kseni, që nga lëkura vinin të zeshkët, dukeshin të turpshëm e të përmbajtur, por përmbajtja e tyre ishte në shërbim të një instikti tjetër. T’i shikoje nga larg, ata dukeshin si ikona, por si mjerë ai që e provonte dinakërinë e tyre.Xhuli, pra, bashk me Gapin, ishin bjonde e të pashme, po shumë kontradiktore. Mos gabo ta prekësh familjen e tyre, se t’ i nxirnin sytë. Familja e tyre ishte e ndershme, familja e tyre ishte krenare, familja e tyreishte e pasur.Asnjë familje në botë s’ ishte si familja e tyre. Çuditërisht, edhe pse ato ishin bija të të njejtës familje, rrallë se flisnin me njëra tjetrën dhe, sa herë që pajtoheshin me njëra tjetrën, ate e bënin kryesisht për t’ u zënë dhe për ta quajtur njëra tjetrën kurva e të përdala.
Tani që i kishin pirë kafet dhe secili po endej nëpër kujtimet e tij, Xhulit iu tek diçka qenësore.
” A s’ na thua, o Pipi, ç’ është ky zbor që na ke ftuar?” Xhuli kishte zë të thekshëm, teatral dhe, pas qëndrimit të gjatë në Greqi, shqipen e fliste me theks të artistes Melina Merkuri.
“ Kys’ është zbor, po takim familjar,” ia ktheu Pipi,por me një zë të përmbajtur. “ Unë s’ jam fajtor që Zoti ju ka falë mendjeçala dhe ju patjetër duhet të më turpëroni para botës.”
Ah, gjarpër, gjarpër. E gjete botën tani.
“ Për cilën botë e ke fjalën, ore?” thirri Xhuli. “ Kyqë kam pranë s’ është botë.Ky më ka marrë në shtëpinë e tijdhe po më mbanë me bukë; gjë që kurrë s’ e ke bërë zotrote, edhe pse ke shtëpi në Tiranë, në Kamzë dhe dy tjera në Shëngjin… Pyes veten dhe këto skripcajkat që ke ftuar këtu – pse na ke mbledhur, kend e përfaqëson zotrote?!
Ai tjetriu nxi më keq se zezakët që kishte parë në Panairin e Sofjes.Merre me mend sa poshtë kishte rënë familja e tij!.. I kishte ardhur radha asaj, Xhuli langaraqes, t’ ia mirte fytyrën para atyre labëve të mallkuar… Se lebër ishin të dy… Si Shkëlqimi, ashtu dhe ai myslimani i Greqisë…
” Ti mund të hash sa të duash, po kot e ke,” tha ai preraz.” Ne jemi një familje dhe, si të tillë, kemi obligime ndaj Rudit. Kaq e thjeshtë është puna.”
Ashtu mendonte ai. Xhuli, pra, që tërë kohën kish qenë në kontakt me Rudin, kishte mendim tjetër.
” Ai the ato që deshe t’ i thoshje?” pyeti ajo.
“ Jo, s’ i thash, se po më kërcen në fjalë,” nguli këmbë ai. “ Po e përsëris edhe një here: Rudinën e kemi motër dhe sot duhet t’ i rrimë pranë e të mos e lëmë të bëj marrëzira. Sot ajo do ta këllasë djalin në grope dhe mund të bëj gjithëçka. Kaq kisha të ju them…”
“ Efaristo poli. Tani do flas unë,” tha Xhuli aty për aty.Ajo ishte një femër e gjatë dhe goxha e mbufatur nga barnat që merte.“ Po e sheh këtë njeri? Nëse s’ e ke parë, shikoetani.Ky është grek dhe s’ e kupton asnjë fjalë të gjuhës tonë. Atë ditë që e mora për burrë, i kam thënë: Unë jam Xhuli. Vëllezër e motra s’ kam. Nëse vdes para meje, do të varros me të gjitha nderimet. Po nëse vdes para teje, s’ dua më shumë se të marrësh një karrocë e të më gjuash ku te duash…Ça desha të them me këto fjalë?Desha të them se s’ kam ardhur këtu pse ju kam familarë… Kam ardhur këtu ta nderoj një djalë të ri të cilin prindët e tij e kishin pagëzuar Florian dhe ne e thërrisnim Flori…”
“ Ti s’ je më vete, moj, ti je kafshë e madhe,” tha Agapi nëpër dhëmbë, pa e ngritur kokën. Thua se po fliste me veten.
” Ti Urith, mos fol nëpër dhëmbë, po shikomë në sy,” iu çorr Xhuli. “ Kur do të flasësh me mua, fol ashiqare. Hape gojën e më thuaj – pse s’ jam në vete? Pse jam kafshë?”
O, i Madhi Zot! Ruana prej kësaj bishe.
“ Sepse je kafshë. Mos po ma quan veten të mençur?” ia priti Agapi.”Si ke fytyrë, moj, e thua që s’ ke familje, kur kedy vëllezër e katër motra? Ça mut jemi ne, nëse s’ jemi familja yte? A s’ është ky vëllau yt? A s’ jemi ne motrat tua?”
“ S’ jeni,” tha tjetra. Qetë – qetë, duke i parë të gjithë në sy. “ Familja ime kishte dy vëllezër e pesë motra… Me vdekjen e Babit, vdiq edhe familja… U bë pikë e pesë… Tani kush ka mbetur?.. Nikollaqi? Nikollaqi kurrë s’ na ka dashur… Për Nikollaqin kemi qenë barrë e rëndë… Dënim i Diktaturës së Proletariatit… Ta martosh një motër, ani ishte punë e madhe… T’ i martosh pesë motra ishte punë pesëfish më e rëndë… Kjoishte arsyeja pse Kola e thërriste Mamin në emër, ndërsa vjehrrën e thëriste Mami… Ai kurrë s’ i lante këmishat e veta, se ia lanim ne, por vjehrrës po ia lanë e po ia thanë edhe në ditë të sotit…Kush tjetër ka mbetur? Ky shoku që dikur s’ ngopej me bukë e sot do ta quajmëzoti Fabrikant? Më lejoni të ju pyes: Kur qenka fabricant, pse s’ ju ka ftuar njëherë në shtëpinë e tij?Dhe mirë ka bërë, se Ollga do t’ ia nxirte sytë. Eh, ky shitet trim i madh, po në shtëpinë e tij vendos gruaja…Kaq thjeshtë është puna…”
” Moj shoqe,” ndërhyri Lopi. Ajo kishte shpresa se me ndërhyrjen e saj do ta zaptonte Xhulin.” Ky s’ eshtë kongres i Partisë, po një takim rasti.”
“ Ti, motër Lopi, bën mirë të flasësh kur të pyes njeri e jo të më kërcesh në fjalë si macet e lagjes.Xhuli ishte e mllefosur, e zhgënjyer, e dëshpëruar dhe e egërsuar.
“ Hë, se nuk të vrava,” i tha Lopi.
” Unë kam dhe katër motra,” vazhdoi Xhuli. ” Pyes veten – ç’ kemi bërë për njëra tjetrën? Hiç.Asgjë s’ kemi bërë.Tërë jetën kemi provuar ta gënjejmë shoqja shoqën.Sa për shembull… Unë punoja nga dymbëdhjetë, nga tetëmbëdhjetë orë në ditë, ua laja bythën plakave greke, që ta ndihmoja Lopin dhe Çimin, thua se i kisha borxh. Kjo dhe ishte pjellore n’ atë kohë, ama fëmijët duhej t’ ia rrisnim ne. Kam edhe një motër tjetër… Rudina quhet… Rudina kurrë s’ e ka prishur lezetin apo muhabetin…Edhe ajo, njësoj si Pipi, ishte komuniste… Përparimtare… Pipi pranë Ollgës, Gapi pranë Kelit, ajo pran Thanasit… Paçka se Ollga dhe Nasi panë qejfet e tyre… E meqë gabova e ta përmenda emrin, shoqja Gapi, do t’ i them edhe ty nja dy fjalë. Ti, shoqja Gapi, ndryshon prej nesh… Ti me njërën dorë jep, me tjetrën merr. Ti, edhe atëherë kur falë diçka, do ta nxjerrësh dyfish, se t’ ishte e kundërta, s’ do ta shisje bythën te Xiba, por do të mbaheshe memotrën tënde. Sipas teje, s’ ka shqiptare që s’ po vjen në butikun tënd… Ato përralla dëftoja tjetërkujt…Ti, edhe sikur të fitoje lekë me thasë, prapseprap s’ do të kishje takatë t’ i mbuloje udhëtimet që po bën nëpër Evropë… Ty të rroftë ajo kurva, që po ta mbush grykën me euro, se edhe sot do të laje pjata nëpër restorantet e maqedoncave…”
Agapi brofi në këmbë dhe përpak s’ e gjuajti me filxhan të kafes.
“ Ti, mos nxir kumbulla nga goja, se ta këpus llapën me dorë,” tha ajo. Ajo e dinte që Xhuli ishte e papërmbajtur, por që do të vinte një ditë si kjo dhe Xhuli do t’ ia mirte fytyrën para një greku që e shikonte si breshkë e rënë nga mali, s’ e kish menduar kurrë.
“ Ma këputë, si s’ ma këputë,” e pranoi Xhuli. Ajo ishte më gjatë se Agapi dhe s’ ia kishte frikën.” Ç’ të bësh që unë jam Xhuli dhe s’ ia kam frikën askujt në botë postë Madhit Zot. Në qoftë dikush që duhet ta ruaj llapën, je zotrote, se një ditë mund të ngecësh në ndonjë doganë dhe të katandisesh atje kubren miza hekur. Përndryshe, ajo që deri dje e quaje kurvë ta këputë mishinme darë. Ki kujdes me ato paratë që po ia shpie në Milano, Sofje e Stamboll, se edhe andej ka burgje.”
Kjo ishte e padurueshme. I kishte ardhur radha edhe një maniake ta merte nëpër gojë.
Ajo pa rreth e përqark dhe u drodhsi gjethi. S’ di pse djallin na mblodhi këtu kur e dinte qës’ merremi vesh me njëra tjetrën. Ajo s’ mundej t’ i fajsonte ata tre burra të huaj – njeri grek e dy tjerët shqiptarë – që kishin lënë punët e tyre dhe kishin ardhur për ta nderuar djalin e Rudinës. Ata tjerët ama, vëllau dhe motrat e saj, duheshin rjepur të gjallë. I pari ishte Pipi, ai që i kishte mbledhur n’ atë dreq lokali, dhe tani rrinte si i dhjerë. Po dhe ato tjerat, që e kishin ulur kokën dhe heshtnin si memece.
” Mbylle gojën, moj e marrë,” thirri Agapi.Pastaj, pasi e zuri pallton me dorë, iu ngërmua Eglantinës. ” Çou, Egla, se lamë nam.”
Ata e panë me sy të habitur.
” Dale, moj, ku po vete?” e qortoi Lopi.
” Lere, se m’ ka ardhur në maje të hundës,” tha Agapi.
Ajo e hodhi pallton mbi supe dhe u turr drejt daljes. Eglantina ra në hall.As ishte të rrinte, as ishte të dilte.Ashtu e vogël dhe e mësuar me huqet e të jëmës, që – kur xhindosej – e gjuante edhe me pjata,thika e kapakë të tenxhereve, e veshi pallton dhe e ndoqi prapa.
Pipi e nxori kuletën dhe thiri me zë të lartë.
” O, çuni! Eja t’ i marrësh paratë!”
Një çast, që s’ ishte as i pari, as i fundit në jetën e tij, rreth e përqark Profesor Rifatit mbretëroi heshtja. Një heshtje e vrazhdë dhe e pakëndshme.
Ai e zgjati dorën për ta marrë një cigare dhe, deri sa po e ndizte me çakmak, e pa Lopin duke i fshirë faqet me një shami të bardhë. Ajo ishte shumë e ndjeshme dhe dota hante edhe gjuhën e saj, por jo të qëllonte n’ atë vend të mallkuar.
“ A mi e poshtër,” e qortoi Xhulin. “ S’ gjete ditë më të mirë për rrëmujë?”
Xhuli e pa me një përbuzje ushtarake.
“ Ç’ të keqe ka kjo ditë?” pyeti duke ulëritur. “ Kjo ditë, madje, është më e mira për t’ i shplarë zorrët e barkut. E thash më parë dhe do ta them rishtaz: atë ditë që do të jap shpirt, s’ dua të kem tjetër njeri pos Ksenit.E keqe është Kseni, e shëmtuar, por edhe motër e shkuar motrës.”
Kjo ishte diçka e re dhe Kaliopi u vrenjt në fytyrë.
“ Aha. Po ku e gjete Ksenin tani?” tha e çuditur.“ Sikurt’ i dëftoja Ksenit sa e ke sharë dhe përfolur,ajo kurrë s’ do të fliste me gojë. Po gënjej?” e pyeti Xhulin.
” Ç’ është e drejta, jo,” e pranoi Xhuli. ” Kjo dëshmon edhe më shumë se sa të poshtra jemi. Kur zotrote bëje qejf me Çimin – Gapi me Kelin – dhe Pipi me Ollgën, Kseni ishte ajo që e lante, e krifte, e ushqente dhe e vishte atë plakën tonë. Ate e bëri deri sa iku në varrezat e Lushnjës. Ça fitoi, ama?.. Sharjet më të ulta që egzistojnë në gjuhën shqipe… Ajo s’ u martua dhe mbeti qyqe vetëm, pa asnjë evlat, ndërsa në oborrin e prindërve të saj po luajnë mbesat dhe nipat e këtij hajdutit që ka fytyrë dhe n afton për kafe. Sot – ajo që u shërbeu prindërve të saj deri në vdekje – për ta vizituar varrin e tyre – duhet të buajnë hotel, ndërsa Pipi Hajduti, ky fabrikant i qelbur, s’ e lë as të hyjë në oborrin e babait të saj. Kjo është familja ime… Ky është barku nga i cili kam dalë… Qofshin të mallkuar të gjithë ata që kanë dalë prej atij barku. O Zot! Dëgjomë vetëm sot dhe kurrë më vonë!..”
Ajo ishte në gjendje t’ ia ngulte Pipit edhe thonjtë në fyt por, duke qenë se do ta pengonin tjerët, u shndërrua vetë në zemërim dhe filloi të mallkonte të fajshëm e të pafajshëm.
” Jepifundkësaj pune, o Xhuli, se s’ ta kemi borxh,” iu çorr Shkëlqimi.Ai, deri n’ atë çast, s’ e kish nxjerrë asnjë fjalë, po tani brofi në këmbë. ” S’ di pse m’ i mallëkon djemtë apo vajzat e derës time, kur s’ të kanë bërë gjë. Nëse s’ të vjen keq për mua, të vijë keq për atë që e ke marrë për burrë. T’ ishte shqiptar, hajde – hajde, po ky është grek dhe i sëmurë.”
” Kush tha që i mallkova fëmijët tu?” e pyeti Xhuli. Unë mallkova ata që kanë dalë nga barku i time nëne, jo ata që kanë dalë nga barku i time motre.”
” Po kjo është motra yte, moj. Ai, atje, është vëllau yt. Djemt e mi janë nipat tu. Kupton apo s’ kupton?”
” Kuptoj që ç’ ke me të…Ti bën mirë ta shikosh punën tënde…”
Vetëm i Madhi Zot dhe, eventualisht, ndonjëri nga engjujt e tij krahbardhë, e dinë se edhe sa orë do të zgjaste ajo zënkë e papritur familjare, sikur të mos jepte pah Eglantina në hyrjen e lokalit dhe të mos ua kujtonte shkakun e vërtetë të atij tubimi.
Ajo qëndroi në hyrje dhe, q’ atej i thirri me zë të lartë:
” O, daja Pipi! Oj, teze! Hajdeni se po afrohet koha!”

( vijon )

Shkruan: Ramadan Rexhepi