SHPËRNDAJE

 

Më në fund, dera e faltores u çel hapekrah dhe papa Vangjeli, i përcjellë nga arkivoli i bardhë, me po atë kutizë që dikush ia kishte mbushur me timjan, duke i trembur dreqërit që ia kishin zënë pritën të vdekurit, zbriti nga shkallët dhe, me hapa të matuar, e ndoqi rrugicën që çonte te një gropë që ishte hapur dy ditë më parë. Zëri monoton i priftit që ecte avash – avash, arkivoli që e ndiqte prapa dhe turma e zezë e njerëzve, që veç e kishin rrethuar varrin ku do të pushonte i ndjeri, e bënin atë skenë poaq të ftohtë, sa dhe diellin që kishte filluar të hante me dhembë.
Pastaj, para se të recitoheshin edhe ca lutje të shkurtëra fetare dhe të dëgjohej klithma e ngjethshme e Rudinës, që deshti të hidhej para të birit në varr, u recitua edhe një vjershë e shkurtër që e kishte shkruar mbesa e të ndjerit, me babën grek dhe nënën shqiptare. Të emocionuar nga talenti i asaj engjëllushe të vogël, që kurrë s’ e kishte takuar dajën por e dinte se i ndjeri, sapo të ngjitej në qiell, menjëherë do t’ ulej në krahun e djathtë të zotit Krisht, të pranishmit u shkrehën në lotë dhe…., Ndërkohë, papa Vangjeli e recitoi lutjen e fundit dhe ia kujtoi të ndjerit se nga Dheu kishte ardhur dhe me dheun do të përzihej… Ky ishte sinjali që varri duhej të mbyllej dhe të gjithë ata që kishin sjellë buqeta të luleve t’ i vendosnin pranë tij.
Thuajse në po atë çast, deri sa Rudi po çirrej e po qante si e çmendur dhe kunatat e saj po bënin çmos që ta qetësonin pak, të paktën deri sa të mbaronte “përcjellja”, turma doli n’ anën e përparme të kapelës dhe priti gjatë kohë e qetë, deri sa të radhitej familja e të ndjerit ne¨cep të rrugës: të parët për të ngushlluar, të dytet për të falenderuar ata që kishin ardhur në varrimin e djalit të tyre.
Tani që të gjithë familjarët e të ndjerit ishin rreshtuar pranë rrugës – sëpari Thanas Çapari, i gjatë e i vrenjtur e i vrarë përjetë, pastaj Rudina, e zbehrë e e veshur në të zeza dhe në fund xhaxhallarët, hallat, tezet e kushërinjtë e tij – turma bëri para dhe me atë kreshnikerinë e shquar shqiptare, që e kishte ruajtur në bore e në shi, kalonte pranë secilit famikjar dhe me tri fjalë të vetme përpiqej t’ ua shëronte dhembjen.
“ U pafshim për gëzime!”
“ Amin, bashk me juve.”
Ai ngushllim i thjeshtë, që ishte gdhendur me shekuj në gjuhën e shqiptarit, atë ditë u përsërit deri sa iku edhe pjesëmarrësi I fundit I atij kortezhi.
Pasdite u prish moti. Ndonëse mëngjesi ishte pak i acartë, Agapi kishte shpresa se pas drekës mortore, që u shtrua në picerinë “Palma”, moti do të ngrohej dhe ajo, e shoqëruar nga Eglantina dhe kunati I saj zviceran, do ta pinnte një kafe te “Aragosta” dhe do t’ ua dëftonte shtëpinë që kishte prenotuar. Vetë idea që ajo, Agapi Kalavace, një ditë do të jetonte në katin e njëmbëdhjetë të asaj godine dhe do t’ I vështronte tragetet që shkonin e vinin drejt Triestes e Venedikut, e frymëzonte me ca ndjenja që e gudulisnin deri te një vend që s’ shkruhet me laps. Kuptohet vetevetiu se një ditë do të kthente edhe kunati i saj dhe do t’ i hidhte ca lekë n’ atë vazën e madhe që e kishte porositur te Euro Star.
Papandehur ndodhi ajo që askush s’e kishte pritur: era, që deri n’ atë orë kishte ardhur nga malet e Krujës, ndërroi drejtim dhe qielli veshi një plaf të murrmë. Gjatë kohës që ata po pinin kafe brenda dhe po I kujtonin atë fakirin që shpesh herë kishte pirë kafe me djalin e Lush Gajtanit dhe të cilin e kishin vrarë ca refugjatë të qelbur kurdë apo afganë dielli u zhduk nga qielli, një mjegull e bardhë e veshi detin dhe një shi i trashë, i përzjerë me bore e me baltë, i qëlloi xhamat e restorantit.
E mori dreqi edhe atë punë. Ata s’ mundeshin të dilnin as përjashta , jo më të ngjiteshin në katin e njëmbëdhjetë të asaj godine që gjithnjë ishte e hapur dhe pa ashensor. Jo, duke qenë se Rudina dhe dy fëmijët e saj s’ mundeshin të mirnin pjesë në drekën që ishte shtruar në “Palma” – dhe duke qenë se po atë ditë Xhuli ishte zënë me Pipin –dhe duke qenë se “zviceranët” do t’ iknin në drejtim të Vjenës – Agapi s’ gjeti ndonjë propozim më të përshtatshëm se të shkonin e ta ngushllonin Rudinën, që shumë shpejt do të mbetej e vetme si ato kallogjerkat e malit Atos.
Ajo e nxori celularin dhe, pasi e shënoi numrin e Stathit, të cilin e quajti zemër dhe gjak dhe yll të pashuar të teze Gapit, e njoftoi që Kseni dhe xhaxhi Fati kishin dëshirë të shiheshin me Mamin para se të dilnin në aeroportin e Tiranës.
“ Po hajdenni,” tha ai ylli që ishte I teze Gapit.
Profesori ishte i mërzitur. Aq I mërzitur sa që, edhe sikur ta qëlloje me plumb në ballë, ai s’ do të dinte ta thonte emri e vërtetë të emocionit që iu kishte përplasur mbi supe. Ai ndoshta ishte i pikëlluar. Se të shkosh në varrimin e një djali të ri e të mos ndiesh dhembje ishte shumë absurde. Ai ndoshta ishte i mllefosur. Se të kesh dy prindër, edhe ate, të pasur e të shkolluar, dhe të përfundosh para kohe nën kapakun e arkivolit, ishte pambarimisht vdekje e panevojshme. Por në dorë të parë e të fundit, ai ishte i zhgënjyer n¨åe qeveritarët e Shqipërisë që e kishin një evndlindje të bukur dhe, në vend se ta ruanin për shtetasit e saj, ata ia shisnin kujrdo që ua vente një dollarë në dorë. Ashtu kish qenë në kohën e Lartmadhërisë, ashtu kish qenë në kohën e Katiulit të Madh dhe ashtu vazhdonte në kohën e dallkakukëve të kuq.
Kot që po prisnin n’ atë lokal të mallkuar. Shiu s’ e kishte ndër mend të pushonte dhe ata, dashur e padashur, duheshin të turren drejt makinës që Eglantina e kishte parkuar pranë Godinës së Kastratëve. Të katërt ishin të lodhur e të pandërgjegjshëm mbi gjenezën e atij trishtimi të çuditshëm. Qyteti s’ ishte më ai që kish qenë dhe rrugicat, trotuaret, shitoret e frutave dhe palmet që shquanin përtej përmendores së Partizanti, gjithëçka ishte mbështjellë në një vetmi të murrme , ngjyrë plepi.
Çudi, pra: nuk u deshtën as tri orë të plota që qyteti të plakej deri në themel, qielli të rrëzohej mbi çatitë e pallateve të zhveshur nga boja, njerëzit të shndërroheshin në ca xhuxha të zinj e të veshur keq dhe deti të qelbej si peshk i djegur në vaj.
Eglantina e ndoqi autostradën deri te pëmendorja e Mujo Ulqinakut dhe pastaj, pasi mori më të majtë, vazhdoi deri te Tregu i Madh, përballë një pallati gjashtkatësh. Profesori e dinte se n’ atë pallat jetonte Rudina, por kurrë s’ kishte shkelur brenda. Tani që po ngjitej shkallëve përpjetë atij iu kujtua se as Kseni, deri sa pop riste të ikte në Zvicër, nuk kishte qenë e denjë të flente n’ atë faltore, edhe pse motra e saj ishte e vetme dhe të tre fëmijët esaj ishin jasht vendit.
Gjëja e parë që i ra në sy ishin – perdet. Të gjitha perdet në shtëpinë e Rudi Kalavaces, që nga ato të gjatat me të cilat e kishte veshur sallonin e deri te ato të shkurtat, me të cilat i kishte veshur dhomat anësore, ishin katran të zeza. Për ta theksuar sa më shumë pikëllimin e saj, Rudina, gjatë kohës që po e priste trupin e Florit të pajetë, kishte marrë të gjitha masat për ta shndërruar katërdhomëshin e saj në një ambient vaji dhe dëshpërimi. Komodina që gjendej në paradhomë ishtre lyer me ngjyrë të zezë. Pasqyra poashtu. Ndërsa tavolinat, muret dhe raftet e ndryshëm ishin mbuluar me vizatimet, librat, fletoret dhe fotografitë e të ndjerit të saj.
Ata hynë pa e anonsuar ardhjen e tyre, sepse derën e shtëpisë e gjetën hapur dhe nga brenda vinte një vaj i mbytyr. Këtë herë s’ ishte Rudina që qante, por Antigona, bija e saj.
” Hë mi, ça bëtë?” pyeti Agapi. Ajo kishte hyrë në paradhomë dhe si motër që ishte, nuk e vrante shumë për formalitete.
” Hajde, urdhëroni,” tha Rudina, duke i ftuar të uleshin në njërën nga dhomat anësore, ku kishte vendosur edhe një album të trashë fotografish. Tania jo kishte veshur një kostum të errët shtëpie dhe i kishte lyer plokët me llak. Shto pak, para se të hysh në thelinë
” Po zihemi,” tha pastaj Rudina, pasi ndërroi ca fjalë ngushllimi me Ksenin dhe Profesorin.
” Si s’ ju vjen turp, moj? Sot e gjetët ditën të ziheni?” tha Agapi.
Rudina s’ ia vari motrës, veçse zuri vend në kolltukun përballë dhe filloi të kuvendonte me miqët zviceranë.
” S’ ka as gjysmë ore që përcolla Lopin dhe Xhulin në Greqi. Xhuli me burri do t’ iknin me aeroplan, ata I përcolli Stathi deri n’ aeroport, kurse Lopi me Çimin ikën me makinë. Keni parë j?Mu në këto rrethana të vështira, kur unë duhet të shkoj e ta vizitoj Florin te varri, Antigona e gjeti ditën për të ikur në Greqi.Normale ju duket kjo punë?”
“ Ça po flet, moj? Kjo duhet të rrijë ca javë,” tha Agapi. Greqinë e gjen sa herë të dojë, nënën vetëm një herë.”
Antigona vuri katër filxhana të zinj në tavë dhe po bëhej gati të ziente kafe.Ajo ishte ezmere, flokëgjatë dhe njësoj e pashme si Rudina. Dy tri vjet më parë, sipas dëshirës së babait, ajo kish qenë e martuar me djalin e dytë të Lush Gajtanit, por pas vrasjes së tij së të fejuarit, ajo kish shkuar te Xhuli në Greqi, e kish mbushur barkun me një grek dhe tani jetonte në një marrëdhenie që as ishte martesë, as ishte dashuri. I dashuri ia kishte gjetur një shtëpi dhe qiranë e paguanin sëbashku por ndonjë kurorë nuk e lidhnin se Antigobna s’ ishte greke tamam.
” Unë, sikur të rri edhe motmot, nuk nxjerr gjë në dritë,” tha ajo. ” Unë e kam një evlat dhe ky s’ është ambent i përshtatshëm për një fëmijë. Ku merr vesh një fëmijë se ç po ndodh këtu?Normale ju duket të rrijë e të ziej kafe, kur me pret burri atje?”
” Ama kjo të ka pjellë, o zemër,” i tha Kseni. ” S’ ke dalë zotrote nga koka e atij burrit tënd si Athina.”
Eh, tani i kishte ardhur radha edhe Ksenit të jepte mendime. Asaj tezes merhume që s’ dilte nga oborri i shtëpisë. Të mos ishte xhaxhi Fati, ai njeri i shkëlqyeshëm, ajo do të zbardhej n’ atë shtëpinë përdhese që ia kishte lënë gjyshja amanet.
” O teze! Po flet për vete a për mua?” e kundërshtoi Antigona. Dukshëm e irrituar si me të jëmën, ashtu dhe me tezet e saj.
” Unë po flas në përgjithësi,” tha Kseni.
” Atëherë bën mirë të mos flasësh fare,” e korrigjoi mbesa. ” Dëgjo Gonën këtu. Gona s’ ka familje, se familja e saj është bërë copë –copë, edhe ate që kur isha pesë vjeç dhe im atë rrihej me këtë shoqen këtu. Gona ka një nënë që është e ndershme po dhe kokëfortë si ai mermeri italian. Gona ka dhe një baba, që është kurvar e gënjeshtar dhe rron me një grua tjetër. Që nga dita e soçme, Gona ka dhe një vëlla, gjusmëngull e gjysmëkriminel dhe – asgjë tjetër. Pa sa për familjen tënde, nga pesëmashtrues e dy murgesha, s’ dua të flas, se keni gojë vetë. Më vjen shumë keq nga xhaxhi fati, po edhe unë po them si populli: më mirë që qëlloi kjo dekë e u pamë, se nuk do të shiheshim e bisedonim kurrë.”
Kështu është jeta, mendoi Profesori. Të rinjtë ushqehen me shpresa, pleqët me kujtime. Që ajo s’ kishte zgjidhur asgjë me atë grekun e saj, duhej ta dinte vetë. Por ajo ishte beteja e saj dhe Antigona, për mire a për keq, do ta zgjidhte me forcat e saj ose do të shndërrohej në viktimë si shumë gra të rruzullit tokësor. Me Ksenin, Agapin e Rudinën puna qëndronte ndryshe.Ato ishin në moshë të pjekur.Sado të provuara në jetë, ato, që nga vegjëlia ishin stërvitur ta gënjenin njëra tjetrën dhe s’ pranonin kurrë kritika. Jo në shkollë, por në jetën e përditshme të Diktaturës ato ishin stërvitur që cdo ditë ta përdornin për koalicione e federate të reja dhe kurrë të mos e pranonin jetën ashtu si ishte, por si e mendonin ato. Antigona ishte ballafaquar herët me atë jetë dhe, mu për atë arsye, nuk e gëzonte përkrahjen e asnjërës nga tezet. As nga tezet, as nga nëna e saj.
“ Ik e na bëj kafe, moj llazore, se s’ të pyeti njeri për familjen tonë,” i tha Agapi. Dikur, sa ishte e re, Agapi ishte njër vajzë e dashur dhe përpos tjerash merrej me teatër. Atëbotë populli i thjeshtë nuk shkonte në teatër, sepse teatrin e kuptonin vetëm ata të Partisë. Cdo vit… Mjerisht, pas një operacioni që ia bënë në mitër, ajo u shndërrua në një bishë të vërtetë dhe shåesh herë e gjuante Eglantinën me cka i qëllonte në dorë. Edhe tani ajo përpak s’ e gjuajti Antigonën me vazo.“ Ik e na bëj kafe, se s’ të pyeti njeri.”
” Unë s’ kam arsye të iki, se jam mbesa juaj,” nguli këmbë tjetra.
” Ik, se t’ u çova,” thirri Agapi. ” Të ishe vërtet mbesa ime, ti do ta dije që ne kemi qenë të parët e Lushnjes. Në daç për pastërti, në daç për mësime, në daç për disciplinë. Nëse të duket e pabesueshme, pyete këtë Mamin tënd, që është demokrate dhe ka deklaruar se gjyshi yt ka qenë ballist…”
Shiko sa e qelbur që ishte. Duhej patjetër të provokonte edhe një ditë kur motra e saj e kishte kallë evlatin në dhe. Duke vepruar kështu ajo shpresonte se do të ndreqej me Pipin, që dy vjet kishte mbajtur mjekërr në shenjë solidariteti me Tosi Nanon. Të gjitha ato manevra i kuptonte Rudina por ajo, që nga rinia e hershme, e kishte nxjerrë një përfundim: njeriu s’ duhej të hynte në lojë me rrugeçet sepse do të dilte i humbur.
” Lere politikën se s’ ishte fjala për ”demokrati” apo ”socializëm”, tha ajo. Me ton të rrebtë.
Po ec e mbyllja gojën Agapit.
” Po kjo?Kush është kjo që ma gjykon familjen time?” bërtiti Agapi.” Nuk po të vjen inatë që kjo motra p ona quan gënjeshtarë, dallaverxhi e hajdutër?Apo je ti që ia ke shtraur petën?”
” Jo, as e kam mësuar, as më vjen inatë,” tha Rudinba me një gjakftohtësi rrëqethëse.Ajo s’ është e vogël që ta mësoj unë se ka mbaruar gjimnazin dhe ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme.”
” Jazëk i qoftë atëherë,” shau Agapi. ” Unë, madje, do të thoshja se pak po vuajmë kundrejt mendëve që kemi.”
” Jazëkun mbaje për vete,” e qortoi tjetra. ” Gabimi im ishte që ju dëftova pse po ziheshim; përndryshe, të drejtën e akuzës ia kemi dhënë vetë. Në dorë të parë – unë, si grua e një burri që bënte be e tërfé që s’ kishte punë me femra tjera, dhe në dorë të dytë – ju, familja… Po duke qenë se po ma quake veten të ndershme, do ta shtroj një pyetje: Kush është familja ynë, shoqja Gapi? Mos prito të ma mbushësh mendjen mua, që jam pjestare e drejtpërdrejtë e saj. Fol, motra ime!..”
Agapi ia hodhi një shikim përbuzës, por nuk e hapi gojën. S’ ishte shumë e gatshme të thente dhëmbtë me një të shkalluar, se boll i kishte thyer me Xhulin…
” Ti, me sa duket, po tall bythën me mua,” tha ajo. Dhe për t’ ia dëftuar vendin motrës, shtoi: ” Unë jam popull i thjeshtë. S’ kam studjuar si ti në Tiranë.”
” Tani e the një fjalë të vërtetë,” tha Rudina. ” Ti, Agapi, njësoj si ai evgjiti i Moldovës, vëllau im, je një mashtruese notorike. Këte po ta them si avokate, jo si Rudina.”
” Rri, moj, e mos m’ u shit aq e ditur, se ta di furrikun. Nëse paske studjuar drejtësinë, nuk më je Jozefina Topalli.”
” Leri ti ato oislluqet që po ti mësojnë motrat kurva dhe dëgjo ça po të them unë. Sa herë që ta do puna, ti thirresh te familja. Dhe deri diku ke të drejtë, se sa ishte gjallë Mami dhe babi, ne ishim të parët në pastërtti e në nder. E tërë Lushnja fliste për ne. Drejt apo po gënjej?”
Ajo tjetra s’ tha as po, as jo.
“ Po erdhi një ditë, Mami dhe Babi vdiqën, dhe ne morëm xhadenë. U shndërruam në sherbëtorë, ujqër dhe dallaverxhinj.Familja, thua, zoitrote?Kush është familja, shoqja Gapi? Motra Xhuli? Ajo është copë – copë.Ia gjeti Babi një burrë, e martoi, po ajo u nda prej tij. Edhe pse Lori ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Jo, duke qenë se nuk e lamë ta merte atë kosovarin e saj, ajo u martua me një arab. Po as Habibin s’ e mbajti. Tani e ka gjetur Kostaqin dhe këte do ta mbajë deri në fund. Jo se e do aq shumë, por ia do puna. Kush tjetër është familja?Lopi?Lopi është fakareshë, moj motër.Lopin s’ e do njeri, se ka rënë në fukara. Shkëlqimi na është bërë edhe epirotas për ta siguruar një kafshatë bukë. Kseni? Kseni është budallaqe. E ruajti Mamin deri në vdekje që sot asnjëra të mos ia hapim derën. E para nga ato qelbanike jam unë, pastaj vjen ti, se ato tjerat janë në kurbet. Kush tjetër është familja ynë? Nikollaqi? Nikollaqi e mori atë myslimanen e tij dhe iku në Ameerikë. Mbetemi ne tjerët… Ç’ është ajo që e mbanë familjen? Puna? Pastërtia? Filetat e pulës? Ai dhjami i qengjave të Llogarasë?”
Rudina s’ kishte të ngutur.Ajo i mori kafetë dhe ua vuri mysafirëve përpara. Ajo priste përgjigje, por Agapit s’ i hante shumë palla për Rudinën. Ajo, madje, kish shkuar aq larg sa që, në vend se ta mbronte nga kumbullat që nxirte Stathi nga goja, ajo mekej nga gazi.
” Unë s’ di të flas si ti,” murmuroi Agapi.“ Unë kam mësuar për saldatoire dhe atë punë e kam bërë deri sa e mora Kelin. Me burrin tim kam jetuar deri sa e përcolla në varre dhe ja ku po jetoj me atë shoqën që e kam shoqe dhe familje. Sidoqoftë, unë mbaj mendse Mami na mësonte të shkojmë mire me njëri tjetrin dhe të mos zihemi… Po dhe nëse zihemi, të mos mbajmë inatë.Unë e kam Zotin dëshmitar që të kam dashur e të dua me shpirt.Të mos flas për djemt e tu. Deri sot I kisha dy, nga dita e soçme më ka mbetur vetëm një.”
Agapi nxori një facoletë dhe i fshiu sytë me të.
” Qind për qind e vërtetë,” tha Rudina. Këtë herë me filxhanin e kafes që i dridhej në dorë. ” Qind për qind e vërtetë. Kush s’ e donte Florin tim? Thanasi, Pipi, Agapi, bile edhe Xiba, qjo që ma mori burrin, çendej pas tij.Dhe kishte arsye të çmendej se Flori ishte I aftë dhe punonte në Itali. Deri sa s’ i shkoi Pipi për vizitë me atë çantën e tij prej diplomati dhe ia bëri mendjen kos me refugjatë, me shqiptarka të papunë, me fabrikat ë xhamave, me valuta. Dhe atje nisi, atje mbaroj, thotë një vjershë e Fan Nolit. Im bir e gjeti tokën e ftohtë, ndërsa Pipi dhe Gapi po blejnë shtëpi e po ndërtojnë fabrika. Apo po gënjej?”
N’ atë çast ndodhi diçka që as Kseni, as Profesori, s’ e kishin pritur. Agapi brofi në këmbë dhe, pasi e veshi pallton që e kish patur mbi supe, e pa Rudin me sy dimëror.
“ S’ kam nerva të të dëgjoj më shumë,” tha. “ E di ku hyre, dhe e di ku do të dalësh, por ato janë gënjeshtra. Unë e kam trastën të pastër, se shes e blej me para në dorë. Ai Thanasi yt ka të drejtë. Grua më cmirzezë e më të poshtër nuk gjen në tërë kazanë e Vlorës…”
Dhe Agapi, pa kërkuar ndjesë që po ikte, dhe pa i thënë gjë Eglantinës, dhe pa pritur ndonjë përgjigje nga Rudina, u turr drejt derës së jashtme, duke sharë e nënëritur me veten.
” Qind për qind e vërtetë,” tha Rudina, duke shikur me fytyrë të vrarë drejt Eglantinës. Kjo e fundit ishte strukur pranë Profesor Rifatit dhe qante pa zë. ” Të gjitha ato që përpiqen ta thonë të vërtetën janë kurva, cmirëzeza e të poshtra. Kurvë e cmirzezë jam edhe unë. Se t’ isha si Xiba dhe Gapi dhe vëllau im, unë do t’ isha e ndershme dhe do të bleja shtëpi te Currilat. Mjerisht, unë jam Rudi. Unë e di fort mirë se një djalë i ri si im bir, që s’ kishte kurrëfarë shkolle apo zanati, duhej të merrej me punë të pista, ani t’ ia mbushte cantën me euro atij fabrikantit, vëllaut tim. Ai e pagoi me kokë, im vëlla po e paguan me pompa, operacione dhe… Edhe Agapi do ta paguaj, pork jo do të ndodhë kur ta kapin me presh në duar. Se ju mërzita,” shtoi Rudina, por sot një pjesë e trupit tim ka hyrë nën tokë dhe unë po kam të ftohtë, shumë të ftohtë…
“ Kalon,” tha Kseni. “ Edhe unë kisha të ftohtë atë natë që na vdiq Mami por u ngroha me kohën, edhe pse u deshtën shumë vite. Do të lusja të mos ma ngash Eglantinën, se kjo s’ është e fares tone dhe po e paguan po atë takes që unë e pagova. Ka rënë nepsi I familjes tone dhe kjo do të përfundojë aty ku dhe unë e Xhuli: e pamartuar, e vetme dhe e pafëmijë.”
Atë mbrëmje, pikërisht m’ ora gjashtë e tridhjetë minuta, Kseni dhe profesor Rifati, të shoqëruar nga Stathi e Eglantina, dolën në aeroportin e Tiranës dhe pine nga një kafe të fundit.
Përderisa profesor Rifati ndåërronte ndonjë fjalë me Stathin e Eglantinën, Kseni s’ e hapi gojën fare.Ajo nuk foli edhe pasi hipën n’ aeroplan dhe zbritën në aeroportin e Vjenës. Ajo sikur e kish kuptuar që, bashk me nipin e saj, e kishte kallur në dhe edhe atë pak dashuri që kishte patur për Rrafshin e Myzeqesë, ku pushonin prinderit e saj.

Shkruan: Ramadan Rexhepi