SHPËRNDAJE

Njoftohen të gjithë gratë ndërmarrëse si dhe ato që kanë ide për ndërmarrësi dhe vetëpunësim, se afati për të aplikuar në programin: “Inovacioni në vepër” vazhdon deri më datë 06 Shtator 2019. Projekti financohet nga Kabineti i Ministrit pa portofol i ngarkuar për inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Projekti “Inovacioni në vepër” ka për qëllim ofrimin e ndihmës direkte grave ndërmarrëse dhe të papunësuara në territorin e Komunës së Preshevës.

Ndihma do t’u ofrohet përmes edukimit, kryesisht trajnimeve por edhe përmes ndihmës së drejtëpërdrejtë financiare. Ky projekt do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të mungësës së mjeteve financiare dhe njohurive adekuate për inicimin dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe përmes ngritjes së konkurrencës përmes inovacionit.