SHPËRNDAJE

shendeti

Zyra për menaxhim dhe investime publike me seli në Beograd, pas aprovimit të finansimit të renovimit komplet të pesë shkollave në komunën e Preshevës, ka ofruar mundësinë e shqyrtimit të finansimit të renovimit komplet edhe të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, raporton presheva.com.

Gjatë vizitave në teren të organizuara nga Zyra për Zhvillim, përfaqësues të Zyrës për menaxhim të investimeve janë informuar detajisht nga zëvendës drejtori i shtëpisë së shëndetit dr Driton Salihu rreth situatës në këtë institucion.

Gjendja katastrofale, kushtet e këqia për të ofruar një mjekim sa më adekuat, ka nxitur alarmin që urgjentisht të punohet një projekt propozim për renovim të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë dhe të krijohen kushte normale për shërbime shëndetësore adekuate për qytetarët e Preshevës.

Duke u informuar detajisht nga zv. drejtori i Shtëpisë së Shëndetit për nevojat konkrete për ndërhyrje në aspektin infrastrukturorë, Zyra për zhvillim ekonomik së shpejti do të pregatisë një projekt propozim të cilin do ta dorëzojë për finansim tek Zyra për mënaxhim dhe investime. /presheva.com/