SHPËRNDAJE

Anëtarët e këshillit komunal kanë konstatuar se projekti socio-ekonomik del të jetë një ndër projektet  më të suksesshme të ka realizuar komuna e Preshevës. Afro 200 praktikantë ishin radhitur në sektorin e ekonomisë së vogël dhe të mesme, arsim, bujqësi dhe në sektorin e shëndetësisë.

Kryetari i Komunës së Preshevës  Ragmi Mustafa ka thënë se programi socio – ekonomik ka dhënë rezultate të mira ku të gjithë praktikantët kanë arrit të aftësohen në drejtimet e tyre. Ndërkaq në sektorin privat pas përfundimit të këtij projekti punën do ta vazhdojnë edhe 8 punëtorë të cilët kanë treguar aftësi në profesionin e tyre. Ndërkaq në kuadër të këtij projekti janë ndarë subvencione edhe në sektorin e bujqësisë. Gjithashtu anëtarët e këshillit komunal kanë marrë qëndrim që program socio-ekonomik të vazhdojë dhe në vitin 2014-15, por me kandidate të tjerë. Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve  dhe bashkësive lokale për kofinansim projektesh të infrastrukturës rrugore në lagje përkatësisht bashkësi lokale. Gjithashtu në adresën e  këshillit  komunal kishin arritur edhe kërkesa të ndryshme të qytetarëve ku disa prej tyre janë miratuar,ndërsa të tjerat të cilat nuk janë pare të arsyeshme janë refuzuar.