SHPËRNDAJE

Prolongimi i projektit në rrugën Karposh i cili ka sjellur një kaos trafiku në sezonin veror është çeshtje e rëndësishme për Komunen e Preshevës, me çrast ka sjellur edhe reagimin e Kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në konferencën për media të mbajtur dje në kabinetin e tij.

Kryetari Arifi ka shfaqur paknaqësi me mospërfundimin e projektit në fjalë sipas kontratës që ishte e paraparë të përfundoj pas 120 diteve. Ndërkaq kryetari Arifi ka pohuar se egzistojn indikator që punëkryesi është në ndikime politike lokale të ish-pushtetit gjegjësisht PDSH-së së Ragmi Mustafës.

Pyetjes së presheva.com lidhur me mekanizmat poseduese të pushtetit të Komunës së Preshevës për përshpejtimin gjegjësisht përfundimin e projektit në rrugën Karposh, kryetari Arifi është shprehur se “Ne (Komuna e Preshevës) kemi organin mbikëqyrës i cili mbanë përgjegjësi për implementimin e këtij projekti, ne kemi kontratën e cila para sheh realizimin e projektit brenda 120 ditëve, gjithashtu egziston mundësia për nxerrjen e penaltive ndaj kompanisë dhe ndaj mbikqyrësit i cili nuk zhvillon procedurën”. Sipas kryetarit Arifi “ Ky është një organ apo një mekanizëm i cili është i fuqishem dhe gjithashtu egziston drejtoriati për punë komunale ndërtimore dhe baneësorë si bartës i aktiviteteve nga sfera e infrastrukturës dhe ky organ ka komunikim të afërt me punëkryesin dhe natyrisht qëndron prapa asaj që sa më shpejt të kryhet projekti në fjalë”./presheva.com/