SHPËRNDAJE

Në një ambient të veçantë dhe në prani të shumë dashamirëve të librit , të dielën  në Bujanoc  u promovua libri i parë  me poezi dhe prozë i shkrimtares, gazetares, moderatores nga Shqipëria, Diniela Lera – Vehbiu.

“Kur Lulëzoi Pritja” kështu titullohet libri i autores,   Diniela Lera Vehbiu, nga Tirana,   që u promovua të dielën  në Bujanoc,  në prani të shumë dashamirëve të librit.

Me këtë rast aturoja e librit Diniela Lera Vehbiu theksoi se  “Është një libër që ndoshta për dikënd ka thjesht vetëm njëqind e ca faqe, por për mua është më shumë se kamë lënë shpirtin në ato poezi e proza, për mua është diçka më shpirtërore se çdo gjë tjetër”.

Ndërkaq Nexhat Rexha, kritik letrar nga Gjilani, tha se libri i parë i poetes Diniela Lera Vehbiu “Kur lulëzoi pritja” shënoi fillimin e jetësimit poetik në rrafshin artistik si dëshmi  e konkretizim  të një akumulimi shpirtëror nëpër të cilin ka trazuar botën e brendshme të autores.Poezia artistike bart dhe ruan me vete skenat nga më të ndryshme,  krijon  mundësinë e shpalosjes edhe në imtësi të  cilat  ruhen në  imazhin e sugjestioneve të arkivuara në memorien e njeiut.  Këto ndjesi jo vetëm që kanë kultivuar momentet më delikate, por në shumë raste ato prodhojnë edhe vlera  të mirëfillta artistike artistike.     Në këtë kontinuitet përjetimesh nga më të ndryshmet  vijnë edhe vargjet e Dinielës,  për të thënë, e  për të zbuluar saktësinë e botës reale,  si produkt i përjetimit në arritshmërinë e komunikimit tematik, për të shfaqur pastaj në ndërtimin e krtitikave me ndjeshëmri të dashurisë”, tha mes tjerash  kritiku Nexhat Rexha nga Kosova.

Ndryshe nga promovimet që bëhen në Luginë të Preshevës, ky promovim dalloi për  nga forma e organizimit e që  u pëlqye shum  nga të pranishmit, ngase mënyra e organizmit i ngjante  promovimeve të cilët bëhen në Tiranë e Prishtinë.

Vlenë të theksohet  se në përomovim  kishte  edhe momente emocionuese, siç ishte rasti  kur e ëma e Dinielës në pamundësi për të  qenë prezente , ajo  përmes një videoje nga Tirana uroi të bijën Dinielën  për librin e saj. Ndërkohë ajo përmes vídeo  regjistrimit i rikujtoi  edhe njëher bijës së saj për  pasioni që kishte për të shkruar që në moshë të vogël.

Ndërkaq autoreja  Diniela Lera Vehbiu para të pranishmëve  theskoi se sot faktikisht familja ime është atje dhe unë besojë se sot ju do të bëheni familja ime”.

Ndërsa në promovim të pranishmit  kanë patur   rastin të dëgjojnë edhe disa nga poezitë  dhe prozat nga libri “Kur Lulëzoi Pritja”   nga nxënëset e shkollave të Bujanocit dhe  Preshevës.

Shënime për autoren

Diniela Lera – Vehbiu ka lindur në vitin 1985 në Tiranë. Ka përfunduar studimet e larta në degën e gazetarisë pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë me rezultate të shkëlqyera.

Pasioni për të shkruar nis që në moshë të vogël dhe vazhdon edhe matej në shkollën e mesme ku merr pjesë në konkurse letrare, në të cilat nderohet me çmime të para disa herë radhazi.

Krijimet e saj janë botuar nëpër revista me karakter letrat nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Shkrimtarja  Diniela Lera – Vehbiu  është e martuar dhe  jeton në Tërnoc të komunës së Bujanocit,  dhe ka një vajzë.

“Kur lulëzoi pritja”  është libri i parë i autores që mbërrinë në duart e lexuesëve dhe përmban 105 vëllime me poezi dhe prozë. /Luginapress/