-0.8 C
Presevo, Serbia
21.01.2020
Ballina Sport Promovuesi Hearn: Joshua u turpërua në qershor, por është kthyer – ai...

Promovuesi Hearn: Joshua u turpërua në qershor, por është kthyer – ai është mbreti

SHPËRNDAJE

Promovuesi i boksit, Eddie Hearn, nuk ka mundur ta fshehë gëzimin pasi klienti i tij, Anthony Joshua, i riktheu titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda.

“Planet e të ardhmes janë që të festojmë dhe të festojmë shumë. Ky njeri është përgjegjës për rritjen e boksit britanik. Ai e ka fituar titullin pas 16 meçes dhe i unifikoi rripat pas 19 duelesh”.

“Thanë që nuk mund të kthehej, ai u turpërua në Madison Square Garden (në New York në muajin qershor), thoshin se ishin vetëm elozhe. Por, ai është kthyer”.

“U kritikuam që erdhëm këtu, pritja që morëm nga njerëzit dhe vizioni që kanë për boksin këtu, është i jashtëzakonshëm”.

“Nuk do të flasim për boksierët tjerë, ai është mbreti”, është shprehur Hearn pas triumfit të Joshuas.