SHPËRNDAJE

Drejtori i shtëpisë së shëndetit “Presheva”  në Preshevë dr Driton Salihu ka shkruar një Sqarim rreth dezinformatave të disa mediave lokale rreth “keqmenaxhimit” të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, të cilën mund ta lexoni të plotë.

Jemi të obliguar për opinionin e gjerë të sqarojmë si vijon:

Më datën 31.10.2018 shtëpia e shëndetit në Preshevë është denoncuar në gjyqin themelor në Bujanoc nga 7 puntore të shtëpisë së shëndetit në Preshevë me arsyetim se në kohën kur ishte vala e refugjatë gjatë periudhës kohore korrikut 2015 deri në muajin maj 2016 me arsyetim se nuk iu kanë paguar puna shtesë për angazhim në kampin për refugjat edhe pse gjatë kohës kur kanë qenë të angazhuar në kampin për refugjatë kanë qenë të liruara nga obligimet në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
Andaj, vlen të theksohet se kemi të bëjmë për një periudhë kohore 2015 – 2016, siç është e dokumentuar me kopje të padive në fjalë, e jo në periudhën kur shtëpia e shëndetit menaxhohet nga dr Driton Salihu, ku në këtë periudhë kohore menaxhimin e shtëpisë së shëndetit e ka pasë Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Me datë 03.12.2018 në gjyqin themelor në Bujanoc kanë denoncuar shtëpinë e shëndetit në Preshevë 12 motra medicinale edhe atë të maternitetit jashtëspitalor dhe të gjinekologjisë me arsyetim se gjatë periudhës kohore prej 01.11.2015 e deri më 01.12.2018 kinse nuk iu është paguar puna në ndrrimin e tretë, puna e të dielave, puna gjatë festave, puna jashtë orarit të punës, për llogaritje të rrogës të më të ulët se sa është me ligj, për kompenzimin e mos shfrytëzimit të pushimit vjetor për vitin 2015, për mos kompenzimin e shpenzimeve të rrugës.

Nga gjithë kjo që është lartë shenuar duket se cila është periudha kohore dhe gjatë kësaj periudhe kush ka menaxhuar me shtëpinë e shëndetit në Preshevë andaj shkrimet tendencioze, të pa baza dhe të pa argumentuara nuk kanë vend dhe të gjithë mediat që duan të binden me realitetin mund ti drejtohet shërbimeve profesionale në kuadër të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

Me qëllim të mos pengimit dhe ndikimit të proceseve gjyqësore, nuk po japim detaje rreth lëndëve në fjalë dhe epilogut të tyre.