SHPËRNDAJE

Të pakënaqur me rritjen e çmimeve të karburanteve çdo ditë, qytetarët të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale organizojnë protesta në mbarë Serbinë, të premten me 8 qershor nga ora 17.

Protestuesit siç kanë paralajmëruar do të bllokojnë edhe trafikun.

Protesta janë paralajmëruar edhe në Nish, Vranjë, Leskoc dhe Vllasotincë, raporton presheva.com.

Përveç se do të bllokohen rrugë kryesore, protestuesit ka mundësi të bllokojnë edhe autostradën në pagesën për autostradë në Nais.

Organizatorët në rrjetet sociale deklarojnë se kanë tri kërkesa: E para është miratimi i një çmimi të ri për karburant që nuk e tejkalon 110 dinarë për naftë dhe 120 dinarë për benzinë pa plumb në të gjitha pompat.

Momentalisht, Serbia ka çmimet më të larta në regjion duke krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë./presheva.com/