SHPËRNDAJE

Kur është puna për të fituar simpatinë e kosovarëve por edhe ndonjë poenë politike në Shqipëri Kryeministri Edi Rama nuk priton të bëjë gjeste simbolike. Por, kur janë në pyetje kërkesat e kosovarëve si puna e pajisjes me pasaporta shqiptare, Edi Rama zhduket.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për kërkesën e Hashim Thaçit për t’i pajisur kosovarët me pasaporta të Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht, se Rama flet ndonjëherë edhe në emër të shqiptarëve të Kosovës, ai nuk po e thotë asnjë fjalë se a duhet pajisur kosovarët me pasaporta të Republikës së Shqipërisë.

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar pa mundësi lëvizje në vendet e BE’së për shkak të mungesë së liberalizimit të vizave. Ky proces është bllokuar pasi Kosova s’po mund ta ratifikojë në Parlament ratifikimin e marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.

Sidoqoftë, të martën e kaluar, Thaçi tha se Shqipëria duhet t’i pajisë kosovarët me pasaporta. Të njëjtën kërkesë e ka përsëritur edhe sot në një intervistë për DW. Ka thënë se Tirana e ka obligim kushtetues pajisjen me dokumente udhëtimi për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve aktual të Shqipërisë.

Në gjithë këtë situatë, Shef i Qeverisë shqiptare, Edi Rama po vazhdon të heshtë, pavarësisht, se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Ambasadori Qemail Minxhozi, deklaruan se nuk ka pasaporta shqiptare për kosovarët.

Kryeministri aktual i Shqipërisë ditëve të fundit ka bërë disa veprime simbolike në raport me Kosovën duke emëruar disa Zëvendësministra nga Kosova, të cilët nuk do t’i pyet askush për asgjë, shkruan Express.

Sidoqoftë, liderët e Shqipërisë, kur është në pyetje votat dhe përfitimet elektorale, nisin dhënien e premtimeve edhe për kosovarët.

Sa ishte Kryeministër, Sali Berisha kishte nxjerr një vendim, me të cilin, kishte lënë jashtë kosovarët për t’u pajisur me nënshtetësi.

Në muajin gusht të vitit 2013, Sali Berisha, në cilësinë e Kryeministrit kishte firmosur një vendim, me të cilin ua jepte nënshtetësinë e Shqipërisë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shtetit, me përjashtim, të shqiptarëve të Kosovës.

Atëkohë, një nen i vendimit të tij, kërkonte qe Shqipëria dhe Kosova të bënin një marrëveshje të vecantë për t’ua dhënë nënshtetësinë shqiptarë edhe kosovarëve. Por, që kjo marrëveshje nuk është arritur asnjëherë.

“Fitimi i shtetësisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë nga shtetasit me origjinë shqiptare të Republikës së Kosovës rregullohet mbi bazën e një marrëveshje të vecantë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Por, askush prej tyre nuk është përgjigjur nëse kosovarët do t’ju mundësohet të pajisen me pasaporta shqiptare.