SHPËRNDAJE

Sot është publikuar lista e 23 futbollistëve që janë kandidat për Topin e artë, ku ndër ta mungon Luis Suarezi, zyrtarisht lojtarin më të mirë në Premier League për sezonin e kaluar si dhe zyrtarisht fituesi i “këpucës së artë” që e ndan me Cristiano Ronaldon.

Shumica e lojtarëve që kanë me kualitet futbollistike më të dobëta se Suarezi  më pak e kanë merituar të gjenden në listë, por FIFA si duket ka dashur të marrë edhe një denim për Luis Suarezin dhe ta lë atë jashtë listës.

Sa ka qenë i rëndësishëm Luis Suarezi për Liverpool, tregon edhe ky sezon i cili ka vështirësi të shenoj gola. Vitin e kaluar me këtë Liverpool nuk ka pasë probleme, por definitivisht që faktorë tjerë nuk kanë ndikim në lojën e ekipit e cila për pak i nevojitej që të fitoj kampionatin në Angli sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit me vështirësi do të luftoj që së paku të zë vend në Ligën e kampionëve.

Deri me 12 dhjetor, FIFA do të publikoj emrat e tre lojtarëve finalist që do të vazhdojnë garën për Topin e artë, por shumica e ekspertëve e kanë parë edhe Luis Suarezin që të gjendet këtu, por FIFA ka mendim ndryshe.

Pa marrrë parasysh se a do të ketë shanse ta fitoj këtë çmim apo jo, FIFA është dashur të gjej vend për uruguajanin në këtë listë.