SHPËRNDAJE

Në një intervju për magazinën gjermane, trajneri i Bayern Munchen ka zbuluar arsyen e tij për largimin nga klubi katalanas.

“Nëse si trajneri vini në një situatë që më num mundeni ti motivoni lojtarët tuaj, atherë e keni të qartë se ka ardhë koha e ndarjes”.

“Deri sa kam qenë trajner, ekipi ka pasë shumë suksese. 14 trofe vetëm për 4 vite, epoka më e mirë e Barcelonës që ka pasë ndonjëherë. Por, ka pasë edhe kohë mërzie. Eliminimi në Ligën e kampionëve në vitin 2012 nga ana e Chelsea, është njëra nga to. Kemi qenë shumë më të mirë se rivali jonë, por kemi qenë të pakujdesshëm dhe kemi pësuar gol në ndeshjen e kthimit. Ky ka qenë një humbje katastrofike për ne”.

“Sa i përket largimit tim, kam ndjerë se ishte koha të pushoj dhe ti mbush bateritë. Këtë e kam bërë kur ika në New York. Kontaktet e para me drejtuesit e Bayern kam pasë në vitin 2011 në Audi Cup. Rummenige dhe Henes më kishin pyetur për planet e mira për të ardhmen” ka thënë Guardiola.