SHPËRNDAJE

Gjuri

Nuk po iu ndihen mirë gjunjët në këtë kohë të vitit? Ju ndoshta keni nevojë për më shumë vitaminë të rrezeve të Diellit, thonë hulumtuesit.
Krahasuar me personat që vuajnë nga osetoartriti dhe që kanë nivele adekuate të vitaminës D, ata të cilët kanë mungesë së vitaminës D raportojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë dhimbje në gju dhe humbje të funksionit, sipas të dhënave të studimit.

Këto rezultate ishin dalë pavarësisht peshës së një personi, edhe pse pjesëmarrësit e trashë në studim kishin më shumë gjasa të vuajnë nga mungesa e vitaminës D, transmeton Lajmi.net.

Ka disa mënyra të ndryshme se si mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë problem në gjunjët tuaj, thotë studiuesi Toni Glover nga Universiteti i Floridas. Nivelet e ulëta të vitaminës D bëjnë që të keni nivele më të larta të inflamacionit, e cila e rritë ndjeshmërinë e dhimbjeve të lidhura me osteoartritin.

Duke pasur shumë pak vitaminë D gjithashtu rritë edhe dhimbjen e kockave, për shkak që ulet cilësia e tyre, thonë studiuesit.

Mungesa e vitaminës D është një problem shumë i gjerë, thotë Glover. Në fakt, një studim i fundit nga revista Nutrition Research gjeti se 45% e njerëzve vuajnë nga mungesa e vitaminës D, transmeton Lajmi.net.

Për të marrë më shumë vitaminë D ju duhet që t’i ekspozoheni diellit, shpjegon Glover. Kështu që të gjitha problemet e lidhura me vitaminën D kanë tendencë që të rriten gjatë dimrit, kur shumica e njerëzve nuk dalin aq shumë jashtë për të marrë Diell.

Kështu që, për të reduktuar dhimbjet e gjunjëve dilni më shumë jashtë në mënyrë që të merrni më shumë rreze të Diellit.