SHPËRNDAJE

Me siguri keni vënë re se Marc Zuckerberg pothuajse gjithmonë shfaqet në publik me të njëjtën fanellë të pambuktë ngjyrë gri.

Ky “gaf” nuk i ka shpëtuar përdoruesve të shumtë dhe kureshtarë të rrjeteve sociale të cilët gjatë një bisede të drejtpërdrejt, Marcun e kanë pyetur pse vazhdimisht vesh fanellën e njëjtë.

“Dua të thjeshtojë jetën time. Çdo ditë sjell vendime të rëndësishme dhe përpiqem që t’i heq qafe të parëndësishmet. Madje, edhe këto vendime në dukje të parëndësishme, të tilla si çfarë duhet të vesh dhe çka duhet të ha në mëngjes, më marrin shumë kohë dhe energji të cilën mund t’ia përkushtoj çështjeve më të rëndësishme”, tha bosi i Facebookut.

Ai shpjegoi se nuk bëhet fjalë për të njëjtën fanellë, por se në ormanin e tij ka shumë veshje të njëjta të ngjashme.

Gazetarët amerikanë kanë nxjerrë një paralele mes Zuckerbergut dhe gjeniut të Apple-t, Steve Jobs, i cili gjithmonë veshte xhinse dhe një fanelle të zezë.

Jobs gjithashtu besonte se koha dhe kapaciteti i të menduarit nuk duhet të shpenzohet rreth vendimeve banale. Madje, ai u sugjeroi se punonjësit e tij gjithmonë duhet të veshin të njëjtat rroba.