SHPËRNDAJE

Sëmundja vetëm një mashtrim për publik?, thuhet nga një burim i afërt me klubin.

Humbja nga ekipi i Moyes është një goditje e rëndë për klubin, trajneri Luis Enrique kishte vendosur që mos ti aktivizoj dy yjet e klubit, Messin dhe Neymar, dhe për këtë nuk është ndjerë i penduar.

Humbja ka shkaktuar nervozizëm, jo vetëm tek tifozët por edhe te vet lojtarët, para së gjithash tek Leo Messi.

Burime të informuara mirë të klubit thonë se lajmi për Leo Messin sot se është i sëmurë me bark, është vetëm një “mashtrim” për publikun, por problemi është edhe më i thellë se sa që duket, dhe thuhet se Messi është nervoz me trajnerin i cili e ka lënë jashtë ekipit.

Messi

Thuhet se Messi i ka thënë trajnerit Luis Enrique se pse në 17 ndeshje ka vendosë 17 formacione të ndryshme, një sistem jo të mirëfilltë, çka sipas tij tregon një pafuqi.

Mos paraqitja e tij sot në mëngjes në stërvitje thuhet se është një revoltë e futbollistit argjentinas i cili e ka lënë jashtë loje në pjesën e parë, pasi Messi kërkon gjithmonë të luaj në çdo ndeshje dhe se lodhja nuk ekziston për të.

Këto burime thonë se momenti në të cilin gjenden Messi dhe Barcelona është shumë delikat.

“Kjo tregon se sa është i rëndësishëm tajmingu në botën e futbollit. Po ta kishte prezantuar ofertën PSG e vitit të kaluar tani, situata do të ishte ndryshe” ka thënë Tancredi Palmeri, gazetai i njohur italian.

Vakumin e krijuar vështirë se mund ta shfrytëzoj ndonjë ekip tjetër. Duhet shumë faktor të ndodhin që të krijohen kushte për ta larguar Messin nga Barcelona.

Sa do që të jetë paknaqësia e madhe, nuk do të jetë e mjaftueshme që të bindet Messi që të largohet nga Barcelona, por nuk do të thotë se Messi nuk mund edhe të largohet nga klubi katalanas dhe mbetet si një opsion i mundhshëm në të ardhmen.

Topi i artë dhe humbja e tij në këtë garë, do të jetë një goditje e re e Leo Messit, por pritet që si do të ndikoj presioni ndaj tij…