SHPËRNDAJE

Kruarja

Ndjesia e të kruarës është një fenomen i cili nuk mund të frenohet lehtë. NWse ne e nisim me të kruar në pjesë të ndryshme të trupit domosdo detyrohemi që të mos ndalemi për një kohë të caktuar, por mund të kruhemi aq fort, sa të shkaktojmë edhe ndonjë dëmtim të lëkurës.

Sipas një studimi të kryer nga Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit duket se shkaktari i këtij problemi, është serotonin dhe është një hormon që lëshon trupi në momentin kur nisim të kruhemi.

Kruarja bën që truri jonë të lëshojë serotonin, i cili është një hormon që nxit edhe më shumë kruarjen. Eksperimenti i kryer te minjtë nuk ishte i saktë si fillim, pasi trupi i tyre nuk prodhon serotonin. Por, në momentin që atyre i’u injektua serotonin, filluan të kruheshin në mënyrë të pandalshme.

Nuk është praktike që të bllokosh lëshimin e serotoninës, por studiuesit po eksperimentojnë me ndërprerjen e këtyre qelizave të cilat e transmetojnë sinjalin nga lëkura drejt trurit.
Zhou Feng Chen, drejtuesja e këtij studimi tha se serotonina lëshohet si pasojë e një dhimbje rastësore që mund të kemi, por më pas shkakton kruarje.“Serotonina është një hormon, i cili parandalon dhembjen.

Por duke qenë se nervat ndijorë të dhimbjeve dhe atyre të kruarjes kanë kanale të ngjashme, megjithëse specifike, shpesh ndodh që serotonina të mos kryejë funksionin e saj natyral si parandalues dhimbjesh, por të shkaktojë më shumë kruarje”, tha Chen.