SHPËRNDAJE

Gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano, ka ndodhë një skenë jo e zakonshme…

Cristiano Ronaldo është një lojtar të cilin ose e urreni ose e duani. Ai për këtë arsye edhe kur luan si mysafir edhe fishkëllohet, fyhet duke u krahasuar me Leo Messin, mirëpo ditën e shtunë, ai është fishkëlluar në Bernabeu nga tifozët e tij.

Siç thuhet, arsyja është se ai nuk e ka pasuar asnjëherë Morattan, në momente kur ai ka qenë në situatë të shenoj gol, andaj edhe tifozët e kanë fishkëlluar, gjë të cilën ai aspak nuk e ka pritur.

Ky incident e ka nervozuar shumë Ronaldon, posaçërisht në një ndeshje që ka përfunduar me fitore prej 5:0, dhe ai nuk është qetësuar as në zhveshtore.

Klubi ka qëndruar në anën e Ronaldos, duke mos gjetur arsyje që ai të fishkëllohet i cili ka shenuar së paku një gol në 8 ndeshjet e fundit, të cilën si tifozët e kanë harruar..