SHPËRNDAJE

Edhe pse është pritur që me heqjen e doganës do të vij deri tek zbritja e çmimeve të veturave nga eksporti, situata ka mbetur edhe më keq në të kundërtën.

Pse po ndodh kjo?

“Eshtë e vërtetë se dogana për vetura është hequr, sipas marrëveshjes me BE-në, mirëpo taksat janë shumë më të lata për shkak të përdorimit të katalogut që merret bazë për çmimet e veturave, çka dmth se janë më shtrenjt pa doganë se sa më herët kur ka qenë dogana”, thuhet në protestën e shpedioneve drejtuar medieve.

Sipas qëndrimit të shpedicioneve, katalaogu i AMSS “nuk përkrah vlerat reale të tregut të shteteve nga edhe vijnë veturat, por sipas vlerave këtu në Serbi”.

Që nga viti 2000, në Serbi përdoret si katalog “Eurotaks”, akt zyrtar i organizatës më të madhe në europë për vlersim të veturave, mirëpo me vendimin e rregullave të reja dallimi në çmim tek veturat e vjetra shkon deri në disa mijëra euro. /presheva.com/