SHPËRNDAJE

Trajneri i gjigantit francez PSG, Laurent Blanc është i gatshëm ta ndërrojë mesfushorin argjentinas, Javier Pastore, me mesfushorin kosovar të Manchester United, Adnan Januzaj, shkruajnë mediumet angleze.

“Shefi i PSG-së dëshiron ta zvogëlojë skuadrën për vitin e ardhshëm. PSG-ja i ka bërë ofertë Man. Utd që të bëjë këmbimin e Pastores me Januzajn. Po ashtu klubi mendon të shesë Jeremy Menezin dhe Ezequiel Lavezzin për t’ia liruar hapësirën talentit të ri”, shkruan “caughtoffside.com”.

Por, sipas kësaj uebfaqe angleze, është trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, që nuk do ta shes Januzajn që muaj më parë firmosi kontratë afatgjatë.

Januzaj 19-vjeçar me Manchester United ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.

Ai këtë edicion me fanellën e Man. Utd ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tri herë në 20 paraqitje.