SHPËRNDAJE

Futbollistët e PSG kanë marrë ditën e enjte edhe një motiv më shumë për ligën e kampionëve.

Siç shkruan gazeta “Le10Sport”, klubi i ka premtur secilit lojtar nga 1 milionë euro bonus nëse fitojnë ligën e kampionëve. Ky është bonusi më i madh në historinë e futbollit.

Futbollistëve të Real Madridit iu është premtuar nga 500.000 euro, ndërsa sezonin e kaluar lojtarët e Bayernit kanë arritur preminë prej 800.000 eurosh.