SHPËRNDAJE

Blanc

Laurent Blanc beson se PSG’ja mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në të ardhmen
Trajneri i Paris Saint Germain, Laurent Blanc, sërish ka hezituar që të flas nëse francezët mund ta fitojnë këtë edicion Championsin.

I pyetur nga gazetarët se kush është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe se ku e sheh ai skuadrën e tij këtë edicion, francezi është përgjigjur.

“Besoj se mund të arrijmë edhe më shumë se ajo që kemi bërë deri më tani”.

“Liga e Kampionëve është një garë shumë e rëndësishme, dhe shumë e vështirë për t’u fituar. Por, besoj se një ditë PSG’ja do ta fitojë këtë trofe”, theksoi Blanc.