SHPËRNDAJE

Paris Saint-Germain e ka refuzuar një ofertë të madhe nga Real Madridi për yllin brazilian, Neymar.

Neymari e ka bërë disa herë të qartë se dëshiron të largohet këtë verë nga PSG dhe dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi janë më lidhura me të.

Ofertat nga Barcelona dhe Real Madridi nuk kanë munguar, por asnjëra nuk ka arritur të bind drejtuesit e Parc de Princes të heqin dorë nga ylli i tyre.

Sipas gazetës L’Equipe, Los Blancos i kanë ofruar kampionëve francezë 100 milionë euro dhe shërbimet e tre lojtarëve – që besohet të jenë James Rodriguez, Gareth Bale dhe Keylor Navas.

Dje (e mërkurë) gjatë ditës gjithashtu u raportua se PSG i ka bërë të qartë Barcelonës se duhet të ofrojnë 250 milionë euro ose 100 milionë plus Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo.