SHPËRNDAJE
Libri i fundit i shkrimtarit Ilir Muharremi “Psycho”, konsiderohet si libri më i debatuar dhe më i kërkuar i vitit 2018. Këto të dhëna janë marrë nga top lista e librave më të shitur në vend që ishte çdo fundjavë në gazetën e përditshme “Kosova sot”.

Kërkesa e lexuesve për këtë libër, vjen nga fakti se ka zënë një hapësirë të konsiderueshme mediale, dhe meqenëse është ndër më të përfolurit,  tek njerëzit zgjohet kureshtja për një roman të tillë.

Edhe pse në Kosovë ka rënie të leximit, mirëpo romane me tema triler janë mjaftë tërheqëse.

Ky libër është vlerësuar me çmim si libri më i mirë i vitit 2018 nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës.