SHPËRNDAJE

Reperi i famshëm amerikan, Tupac Shakur dhe diva e muzikës pop, Madonna, dikur kanë qenë në lidhje. Më herët ishte raportuar se do të nxirrej në ankand një letër private nga koha e kësaj lidhjeje, e cila ishte në pronësi të ish-shoqes së këngëtares, Darlene Lutz.

Tupac e kishte shkruar letrën një vit para vdekjes (në vitin 1995), gjatë kohës sa ndodhej në burg, ndërsa përmes saj ndahej nga mbretëresha e muzikës pop.

Në vitin 2017, ofertat për ta blerë këtë letër ishin arritur deri në 100.000 dollarë, ndërsa për shkak të procesit gjyqësor me Madonnan, letra kishte mbetur në fshehtësi.

Mirëpo, tashmë kjo letër është nxjerrë në shitje dhe publiku ka mundur ta shohë përmbajtjen e saj. Sipas Independent, ankandi për shitjen e saj do të nisë më 17 korrik të këtij viti.

Në vitin 2016, Madonna i kishte kërkuar gjykatës në New York që të mos lejohej shitja e kësaj letre, duke qenë se përkundër se është e famshme, edhe ajo kishte të drejtën e privatësisë.