SHPËRNDAJE

Gazetari shqiptar Partizan Cene shpreh një shetësim të fortë për situatën në të cilën ndodhen 108 shtetas shqiptare, gra dhe fëmijë të cilët kanë qënë qënë me familjet e tyre në Shtetin Islamik dhe tashmë janë të ngujuar në një kamp në Siri.

Ai bën apel ndaj qeverisë shqiptare, që të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e tyre në atdhe, pavarësisht qëndrimi të fortë që kanë për ata që dërguan në Siri dhe Irak fëmijët e gratë për të luftuar për shtetin e ISIS.

Postimi i plotë:

Lista e turpit dhe e pafajsise !

Ne foto eshte nje liste e shkruar me dorë ku janë të shënuar emrat e grave dhe femijëve shqiptar, që kanë ngelur në kampin kampin “Al Hol” që ndodhet në shkretëtirën siriane , në provincën “El – Hasakah”.

Atz në kamp krahas mijra te ,mbijetuarve, kurdët mbajnë edhe 108 shtetas shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kryesisht, janë në (gati 87 % ) femijë e gra..!

Problemi është shumë i ndërlikuar, për sa i takon kthimit të tyre në shtëpi, por unë desha të sjell këtu, neglizhencen e theksuar të shtetit amë, të Shqipërisë, që deri tani nuk ka bërë asgjë për të risjellë gratë e fëmijët në shtëpitë e tyre.

E kuptoj se inati i shtetit është për ata që i çuan fëmijët dhe gratë në Siri për të luftuar në shtetin e ISIS -sit, por kjo është e turpshme, pasi fëmijët nuk kanë kurrë faj.

Shumë nga fëmijët kanë lindur në Siri dhe nuk e kanë idenë se ku bie Shqipëria, por shteti shqiptar, eshte i detyruar me Kushtetute që të interesohet dhe ti shpëtojë e ktheje me çdo kusht këta fatkeqë të vegjël në vendin e tyre.

Kjo listë është lista e turpit deri sa nuk kemi asnjë reagim tani dhe gati 1 vit që është hapur kampi në fjalë.

Shpresojmë që kjo thirrje të mos bjerë në vesh të shurdhët .. !