SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar ka propozuar në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë që pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe nxënësit e shkollave të mesme, i cili është dashur të vazhdojë deri më 18 shkurt, për shkak të gripit të shtyhet edhe për një javë tjetër, shkruan në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri për këtë hap ka vendosur në bazë të profesionit të epidemiologëve të cilët kanë vlerësuar se në periudhën e ardhshme do të ketë edhe më shumë të sëmurë nga Gripi, ndërsa deri më tash mes të sëmurëve më shumë ka patur fëmijë. Sipas të dhënave të Institutit “Batut” të Shëndetit Publik, 104,867 persona deri më tani janë prekur nga gripi, kurse 29 pacientë kanë vdekur, vdekja e të cilëve mund të lidhet me gripin./presheva.com/