SHPËRNDAJE

Punët që janë bërë në terren nëpër bashkësi lokale nga pushteti i kaluar janë realizuar pa kritere me të vetmin qëllim për pasurimin e individëve me theks të veçantë në zinxhirin pushteti lokal dhe kompanitë private vendore , ka thënë kështu kryetari i komunës, Shqiprim Arifi gjatë inspektimit të punëve në bashkësinë lokale Leran. Ndër problemet e kahmotshme që i ka shqetësuar banorët e bashkësisë lokale Leran, tashmë e 8 vite ka qenë ai i kanalizimit fekal. Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës ka vizituar banorët e kësaj bashkësie lokale dhe ka vështruar për së afërmi problemin e kanalizimit fekal. Sipas z. Arifi ky problem është dashur të zgjidhet nga pushteti i më hershëm, mirëpo tani ata jan të detyruar që të intervenojnë në këto kanalizime së bashku me Ndërrmarjen Publike ”Moravica”.

Kryetari, Arifi ka theksuar se këto janë çështje afatshkurte dhe do të mundohen për ta shpëtuar një kanalizim fekal të tërë në këtë lagje poashtu kjo çështje sipas tijë është qasja e fundit me që po punohet për projekt të ri që do të realizohet vitin e ardhshëm. Arifi ka potencuar se punët infrastruktrore nga pushteti Mustafa në Leran janë bërë shkel e shko e një pjesë të përgjegjësisë përpos ish kryetarit të komunës bartin edhe kompanitë si Arso Com të cilat kanë pranuar ta bëjnë një gjë të tillë, pasojat e të cilave po i vuajn tani banorët e Leranit. I pari i komunës ka deklaruar se përveç projektit të kanalizimit fekal do të ketë edhe projekte të tjera në B.L. Leran si ai për rregullimin e rrugëve dhe përfshirjen në rrjetin e grumbullimit të mbeturinave me Ndërmarrjen Publike ”Moravica”. Nga marrja e pushtetit të ri gjatë kësaj periudhe kohore po meremi me sanimin e problemeve që kemi trashëguar nga ata që nuk ditën ta menaxhojnë vetë qeverisjen lokale, tha ndër të tjera kryetari i komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/