SHPËRNDAJE

Në këto ditë dimri furnizimi me ujë të pijes në komunën e Preshevës është stabile. Pas lëshimit të bunarit të ri Toplik furnizimi me ujë në komunën tonë është stabil dhe me rritje të kapacitet për litër në sekond, ka thënë kështu në intervistën për portalin preshevacom, drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa.

Burimet e ujit në komunën e Preshevës të trashëguara më herët nga pushteti i kaluar kanë sjellë shumë probleme për drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Moravica duke u denoncuar dhe gjobitur nga inspekcioni për kontrollin e ujit.

Sipas Mustafës është konfirmuar zyrtarisht se pushteti i kaluar qytetarët e komunës së Preshevës i ka furnizuar me ujë të pakontrolluar për pije, për cilën fakte janë mostrat e dorëzuara nga institucionet e nivelit republikan./presheva.com/