SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi në konferencën e fundvitit ka konfirmuar se partia që ia drejton është pro iniciativës së presidentit Thaci për bashkangjitjen si tërësi të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. Ai ka folur sot edhe për parregullësitë e pushtetit lokal në Bujanoc duke potencuar shkarkimet e anëtarëve të këshillave të shkollës, politizim të shkollave e të tjera.

Arifi ka potencuar edhe sferën e shëndetësisë ku kuadri shqiptarë është i anashkaluar. Sipas Arifit, PVD shkarkon nga pozita udhëheqëse mjekët shqiptarë duke i zëvendësuar me mjek serb. Kryetari i PD-së ka rikujtuar edhe gjestin e djalit të zv. kryetarit të komunës së Bujanocit i cili ka bërë fotografi me mitraloz në repartin e ndihmës së shpejtë duke ngjallur frik tek qytetarët shqiptarë.

Arifi rithekson se situatë alarmante është në sferën e shëndetësisë duke emëruar mjek edhe nga Leskovci. Kryetari i PD-së ka potencuar se pushteti lokal i Bujanocit në vitin 2018 ishte pushtet i skandaleve duke përmendur skandalet me subvencionet e bujqësisë ku shfrytëzues të subvencioneve ishin drejtues të pushtetit lokal, drejtorë institucionesh e kryeshefa. Në këtë konferencë kritika drejtuar pushtetit lokal në Bujanoc i janë drejtuar edhe për mos transparencë të parasë publike. Skandal tjetër është edhe ndarja e mjeteve për zhvillim ekonomik ku mjete nga buxheti komunal morën ndërmarrjet që vetëm një muaj ushtruan veprimtarinë e vetë duke u ndarë subvencionet për tu plotësuar dëshirat militantëve të PVD-së.

Vërejtje pati edhe për planifikimin e buxhetit për vitin 2019 dhe mos realizimin e projekteve infrastrukturore. Kryetari i PD-së, Nagip Arifi uron qytetarët e komunës së Bujanocit me rastin e festës së Vitit të ri 2019 me shpresë se do të jetë vit i mirë dhe i begatshëm për shqiptarët ku do të realizohet dëshira e shqiptarëve të Luginës konstant iniciativës së presidentit Thaci.