SHPËRNDAJE

Pushteti lokal i Preshevës ka gjetur mirëkuptim me komunitetin rom lidhur me zgjerimin e rrugës tek varrezat e romëve.

Problemi në fjalë është i trashëguar nga pushteti i kaluar i cili me qasje destruktive nuk kanë arritur marrëveshje adekuate me komunitetin rom, ka thënë në deklaratën për media kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Sipas tijë komuniteti rom ishin të lënë anash nga periudha e kaluar. Shqiprim Arifi ka konfirmuar se kjo është vazhdimësi e programit të tyre politik ku së bashku me qytetarët zgjidhin problemet që janë evidente vite të tëra në komunën e Preshevës./presheva.com/