SHPËRNDAJE
Moska është e angazhuar me vendosmëri kundër dialogut me afateve artificiale në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe mbështesim  zgjidhjen e problemit të Kosovës ekskluzivisht në kushte që janë të pranueshme për Serbinë, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova.

“Me vendosmëri kundërshtojmë afatet artificiale të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Duke nisur nga fakti se një zgjidhje për problemin e Kosovës është e mundur vetëm në kushtet e pranimit të saj nga ana e Serbisë”, tha Zaharova për agjencinë e lajmeve Beta.

Ajo kujtoi se, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, dialogu i udhëhequr nga OKB midis Beogradit dhe Prishtinës po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, transmeton lajmi.net.

” “Pozicioni i Rusisë është që ky proces duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe se guri themeltar për të zgjidhur çështjen e Kosovës është Rezoluta 1244, sipas së cilës Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”, tha ajo.

Sipas saj, marrëdhëniet ruso-serbe kanë karakterin e një partneriteti strategjik.

Zakharova kujton se situata rreth Kosovës është temë e rregullt e bisedimeve mes Presidentit të Rusisë dhe Serbisë Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, si dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq.