SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Serbi.Aeroplani më të cilin ka udhëtuar nga Moska drejt Beogradit, ka ateruar para pak çastesh në aeroportin ‘Nikolla Tesla’.
Në aeroplan Putinin është futur që ta marrë ambasadori rus në Beograd, Aleksander Chepurin, ndërsa ka qenë Aleksander Vuçiq ai i cili e ka pritur poshtë shkallëve të aeroplanit.

Putin dhe Vuçiq do të disktuojnë shumë çështje siç kanë njoftuar mediat serbe.

Një ndër to pritet të jetë edhe çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Për sigurinë e Putinit do të kujdesen rreth 5000 forca policore, ndërsa në Beograd do ta presin rreth 50 mijë njerëz.

Ka pasur edhe zëra të cilët e kanë kundërshtuar këtë vizitë duke thëën se kjo vizitë e Putinit do ta rrënojë edhe më tepër shtetin dhe demokracinë në Serbi.