SHPËRNDAJE

Carles Puyol ka njoftuar në një konferencë shtypi të thirrur nga vetë ai se do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit aktual. Kapiteni i katalanasve ka vendosur se pas 14 vitesh në të njëjtin klub ka ardhur momenti i lamtumirës.

Puyol lexoi këtë komunikatë para gazetarëve:

“E kam thirrur këtë konferencë për të komunikuar se në fund të sezonit nuk do të jem më futbollist i Barcelonës. Klubi e di këtë gjë. Do të zgjidhim kontratën duke i bërë të pavlefshme dy vitet e fundit të saj. Pas operacioneve të fundit që kam kryer, nuk kam mundur dot të rekuperohem siç kam dashur”.

Më tej, mbrojtësi spanjoll shtoi: “Më kanë mbetur edhe tre muaj dhe nuk do të dorëzohem deri në fund në mënyrë që të arrijmë objektivat. Nuk e di ende se çfarë do të bëj në të ardhmen, kam nevojë për pushim. Në qershor do i përgjigjem të gjitha pyetjeve që keni për mua. Faleminderit dhe shihemi në qershor”.

Pas këtyre fjalëve, Puyol u largua dhe nisi stërvitjen me grupin.