SHPËRNDAJE

Konkurset publike të shpallura në kuadër të administratës komunale në Preshevë nuk dallojnë vetëm për afate kohore në krahasim me komunën e Bujanocit por dallimi është edhe tek përmbajtja e konkurseve dhe mënyrës së procedimit të tyre.

Vlera e paraparë për konkurset publike është më e madhja në historinë e Preshevës, ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Përfituesit e konkurseve për ndërmarrësi private fillimisht duhet të vijojnë seminare këshhiluese ndërsa për përfituesit e konkursit të bujqësisë paraprakisht komisionet do të bëjnë evidentimin e shfytëzuesve të këtyre benefiteve duke i vizituar secilin në terren.

PVD akuzon partitë e tjera për bashkëpunim me Serbinë ndërsa i rikujtojmë opinionit publik se PVD-ja është e vetmja parti që deri më tani ka pasur deputet në Kuvendin e Serbisë e që i ka marrë mbi një milion euro nga Qeveria e Serbisë si parti politike, thotë Arifi për preshevacom.

Për mjetet e marra nga Qeveria serbe asnjëherë deri më tani nuk kanë treguar transparencë ku përmes gishtit të deputetit të tyre në Beograd kanë aprovuar programet diskriminuese ndaj shiptarëve në Luginë.

PVD është në fazën e fundit që duhet të shkojë në opozitë edhe në qytetin e Bujanocit ku pas zgjedhjetve lokale pushteti lokal do të ketë përbërje të re pa Stojance Arsiqin, thotë Arifi./presheva.com/