SHPËRNDAJE

Bashkimi Demokratik i Lugines me kryetar Skender Destani që doli në zgjedhjet e këtij viti me një rezultat tejet të dobët me një këshilltar të vetëm në asemblenë komunale, ka bërë të ditur përmes një komunikate për opinion se i`u është bashkuar listës së PVD-së për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë.

Sipas BDL-së ky vendim është marrur pasi PVD-ja ka ofruar një udhëheqje të dinjitetshme dhe bashkëpunim në dobi të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Sipas burimeve të presheva.com në këtë listë do të figuron Muhamet Mustafa nga BDL-ja. /presheva.com