SHPËRNDAJE

PVD para përmbylljes së fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 16 marsit dje mbajti tubime me simpatizuesit, aktivistët e njësive numër 7,8,9 dhe të Norçës. Para të pranishmëve fillimisht foli kandidatja e listës Ardita Sinani e cila theksoi se është moment të tregojmë se jemi gjallë, jemi në jetë dhe jemi më energjik se kurrë për të punuar dhe për tu dëgjuar zëri jonë në Parlament. E zëvendëskryetari I PVD Shaip Kamberi tha se lufta politike për të drejtat e shqiptarëve, jo që na privilegjon por vetëm na obligon dhe ngarkon. Prandaj ne kemi treguar gatishmëri qoftë edhe vetë dhe pa partnerë të tjerë si herëve tjera të vazhdojmë ë këtë luftë. Do të kishte qenë mire pot ë ishin më shumë deputetë në Parlament mirëpo kjo politikë në këtë komunë po shihet se nuk jep rezultate dhe se nuk është në gjendje me zgjidh problem që ballafaqohen qytetarët e Luginës, ka thënë kryetari I këtij subjekti Riza Halimi. Halimi në fund tha se nuk ka dilemë te as një shqiptar në L.P se nuk duhet të votojë listën e vetme shqiptare PVD me numër 19.
 
PVD edhe në njësitë numër 4,5, dhe 6 në Preshevë shpalosi programin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Mosmarrja në këto zgjedhje nuk do të na shkonte për shtati neve por do ti shkonte për shtati pushtetit serbë sepse problemet tona do të na mbesin nën hije. Prandaj është moment ti themi po zgjedhjeve dhe të dalim duke rrethuar PVD me numër 19, ka thënë kështu kandidatja në listë Kadrije Ahmedi. E kandidatja Ardita Sinani veç tjerash tha se sot jemi përpara alternatives ku të gjithë do ti themi po Riza Halimit dhe për të refuzuar njëherë e përgjithmonë alternative e bojkotit. Prandaj përfaqësuesit tone do të kërkojnë të drejtat tona nëse është nevoja do të trokitet edhe derë më derë për të kërkuar atë që na takon neve, tha zonja Sinani. Kryetari I këtij subjekti politik Riza Halimi para banorëve preshevarë theksoi se ne opsionin politik e kemi të qartë e të drejtë ndërsa të tjerët totalishtë e kanë gabim për veç se interesave të ngushta madje çdo ambasador që po vjen po mundohet që me fjalorin më të thjeshtë që e ka diplomacia ti tregojë. Duke rrethuar PVD me nurë 19 përfundoi ky takimi.

 Njësitë numër 1,2 dhe 3 në Preshevë ishin njësit e fundit para përmbylljes së programit parazgjedhor të PVD. Edhe në këtë tubim u dhanë sqarime dhe argumentet se përse PVD nuk bojkoton zgjedhje parlamentare. Votoni PVD me numër 19 ishte motoja e këshilltare Remzije Rexhepi. Është moment, ta sfidojmë veten pra çdo pengese sepse vetëm me veprim pengesat rrënohen ka thënë kështu këshilltari Beqir Abazi . Sipa zotit Abazi PVD nga themelimi I saj çfarë do pune që ka nisur ka arritur deri te qëllimi , prandaj kemi qenë jemi dhe do të jemi ata që po kërkojmë ti zbusim problem e gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. E Afërdita Hasani, veç tjerash ka theksuar se më shumë se kurrë është moment të shfrytëzojmë vendin, kohën dhe të paraqesim diskriminimin që po na bëhet aty ku na dëgjon bota e jot ë heshtim duke u fshehur prapa bojkoteve. E kryetari I PVD Riza Halimi në fund tha se as një pushtet lokal nuk mund ti zgjidh gjitha problemet, mirëpo si kjo komunë më e pa zhvilluar në vend me mbi 80% të papunësisë ka nevojë që të kërkohet në çdo vend ndihmë dhe prej çdo fond, prandaj votoni PVD me numër 19 përfundoi edhe tubimi.