SHPËRNDAJE

PVD emëronte kuadrot drejtuese nëpër institucione në mënyrë klandestine nga koha e qeverisjes së sajë . Lojërat politike sa i përket emërimeve kadrovike nga drejtues të Partisë për Veprim Demokratik kishin filluar nga viti 1997 duke caktuar pozita udhëheqëse për të degraduar personalitetet që ishin në atë kohë ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, veprimtarja preshevare, Havce Hasani.

Ajo ishte kurban i PVD-së sepse kjo parti kur i duhej femra shqiptare dhe e arsimuar ishte në ballë me burrat për proçeset në vend ndërsa për një moment të një interesi të anëtarëve apo kryetarit të partisë u shkarkua në mënyrën më të keqe duke mos rrespektuar atributet e kësaj femre shqiptare.

Përpos shkarkimit klandestin që i është bërë nga detyra e drejtoreshës në Shtëpi të Kulturës ajo u sanksionua për tri vjet radhazi duke u paguar si me kualifikim të shkollës së mesme në vendin punës bibliotekiste. Drejtues të PVD-së parim e kishin vetëm dëgjueshmërinë në parti nga lideri i sajë por kjo gjë ishte e pa përballueshme sepse diktati politik pengonte lirinë e veprimit të kuadrove shqiptare në komunën e Preshevës, ka thënë ndër të tjera për portalin tonë, Havce Hasani.

Sipas zonjës Hasani pozita e femrës në aspektin edukativo- arsimorë edhe sot e kësaj dite nuk është i kënaqshëm sepse femrat e tona edhe më tej po vazhdojnë avazin e mbrapsht duke patur prioritet gjërat sekondare ndërsa niveli arsimorë nuk është aty ku duhet. Havce Hasani njihet si aktiviste e dalluar për organizimet që kan bërë lidhur me sensibilizimin e femrës në komunën e Preshevës./presheva.com/