SHPËRNDAJE

Në emër të PVD – së i falëminderoj përzemërsisht të gjithë votuesit Shqiptarë në Luginë të Preshevës si dhe të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Serbi për përkrahjen masovike që me 16 mars iu dha listës tonë zgjedhore.
   
Me 24.274 vota dhe 2 mandate të siguruara për listën zgjedhore të PVD – së u dëshmua forca zgjedhore dhe njëkohësisht edhe forca politike e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
   
Këto zgjedhje i dhanë legjitimitet dy përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’i mbrojtur interesat e Shqiptarëve në parlamentin qëndrorë dhe  për të punuar në zgjidhjen e problemeve të ndieshme jetësore në bashkëpunim me qeverinë e re.
   
Në realizimin e këtij qëllimi substancial përfaqësuesit legjitim të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do ta ken  përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë, i cili dha mbështetje të rëndësishme listës zgjedhore të PVD – së. Natyrisht në arritjen e suksesit kontriboi shumë përkrahja e qeverisë shqiptare e posaçërisht e kryetarit të qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Gjilanit. Andaj janë shumë reale pritjet për një ndihmë shumë të rëndësishme edhe të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës të cilat në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë do të kontribojnë në normalizimin e gjendjes së përgjitshme në Luginë të Preshevës.
   
Rezultatet e arritura në zgjedhjet parlamentare dëshmon vitalitetin e PVD – së dhe gadishmërinë e antarësisë së saj që me sukses të ballafaqohen me sfidat më të rënda jetësore.
   
Uroj që filozofia e politikës aktive të PVD – së të triumfoj në këtë periudhë të rëndësishme për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkruan kryetari i PVD-së, Riza Halimi.