SHPËRNDAJE

Komisioni Zgjedhor Republikan ka njoftuar sot se nuk ka shpallë listn zgjedhore për Partin për veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit për zgjdhjet parlamentare të 16 marsit, për shkak se kjo parti nuk ka mbledhë nënshkrime të mjaftueshme.

Siç thuhet në raportin e KZR, nga 10.873 nënshkrimeve të dërguara nga PVD, vetëm 9379 kanë qenë të vlefshme, andaj edhe bartësit të listës iu është dhënë afat kohor prej 48 orëve që të mbledh së paku edhe 621 nënshkrime.

Siç ka mësuar presheva.com, PVD nënshkrimet e nevojshme i ka grumbulluar dhe deri ditën e hënë do të caktohet edhe lista zgjedhore e PVD-së pranë komisionit zgjedhor Republikan. /presheva.com/