SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar listën zgjedhore në komisionin Zgjedhor Republikan për zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.
Me dorëzimin e listës zgjedhore, ka përfunduar edhe faza e parë e grumbullit dhe pranimit të listës zgjedhore.

Nëkryetari i PVD-së, dhe bartësi i listës me numër 2, Shaip Kamberi e ka vlerësuar si të suksesshëm grumbullimin e mbi 10.000 nënshkrimeve përkrahëse për listën zgjedhore.

“Me shpalljen e Listës zgjedhore të PVD-së, nën numrin 19, nga ana e Komisionit Zgjedhor republikan, përfundon suksesshëm faza e parë e grumbullimit të nënshkrimeve dhe pranimit të listës zgjedhore të PVD-së për zgjedhjet e 16 marsit.” ka shkruar Shaip Kamberi në rrjetin social. /presheva.com/